Deri në fund kundër mafias të instaluar në Sistemin e Drejtësisë!

Nga Adriana KALAJA

Të Nderuar Miq dhe Mbështetës.

Duke uruar të jeni shumë mirë, si dhe duke Ju falenderuar për gjithë mbështetjen pa kushte dhe të pakufishme që më keni dhënë gjatë gjithë rrugëtimit tim, dëshiroj T’Ju njoftoj se nesër, në orën 10.30, më ndiqni në një deklaratë për mediat, para Këshillit të Lartë Gjyqësor, lidhur me rastin e Irenës me 3 mbiemra.

Me cilësinë e ankueses pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, 2 herë Ministrisë së Drejtësisë dhe 9 herë Prokurorisë së Përgjithshme, kallëzueses 3 herë në SPAK dhë kërkesës për rishikimin e vettingut në Komisionin e Pavarur të Apelimit, depozitoj nesër relacionin pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, lidhur me rastin e Irenës me 3 mbiemra, dhe arsyet se pse ajo duhet të shkarkohet nga detyra:

  1. Si lidhur me problematikën e figurës morale.
  2. Ashtu dhe me mos plotësimit të kushteve për të qenë gjyqtare.

Mbi të gjitha, të gjithë parashtrimet e saj pranë këtij këshilli (për aq sa uam njihur nga media dhe “mbrojtësit” e saj), përbëjnë konsumim të veprave penale në vazhdim, pasi ato janë fund e krye mashtrime e gënjeshtra, si dhe të pabazuara në prova dhe në ligj.

Një nga “avokatët” e tij mbrojtës, u tërhoq nga debati televiziv me mua, duke më dhënë të drejtë kësisoj, por edhe duke më obliguar për ti shkuar deri në fund këtij skandali.

Deri në fund kundra mafias instaluar në Sistemin e Drejtësisë.

Për më tepër, më ndiqni nesër në orën 10.30 para KLGJ.

Kush është hapi i rradhës?

About Redaksia

Check Also

Kopliku: SPAK ka prova se Balluku ka ndërhyrë dhe po ndërhyn duke intimiduar dëshmitarët

Drejtuesi i Departamentit “BrainGrain” në PD, Tedi Kopliku, e ka quajtur të pakuptimtë arsyen që …