Rama po tregon se e ka shkrirë SPAK-un

SPAK nuk ekziston më de-facto. Rama e ka shkrirë atë. Mos lejimi i SPAK për të kryer arrestime në nivelet të larta të qeverisë të provuar në afera korruptive, Hapja e burgjeve dhe lirimi i të gjithë drejtorëve të Bashkisë të kapur po ashtu si Balluku në flagrancë vjedhje të të aktën 30 milionë eurove janë prova më e qartë se SPAK nuk ekziston më.

I gjithë investimi për reformën në drejtësi kulmoi në krijimin e SPAK, për të goditur korrupsionin tek zyrtarët e lartë, por e vërteta është ndryshe. Rama i dha liri veprimi SPAK vetëm për të izoluar dhe burgosur liderët e opozitës, por e ka shkrirë atë si strukturë sot kur prokurorët trokitën në derën e tij duke kërkuar kërkuar arrestimin e zëvendëses së tij.

Më këtë veprim, Rama i ka shpallur luftë të gjithë sistemit shoqëror. Ai e ka shpallur veten të paprekshëm dhe në të njëjtën kohë është vetëshpallur kryeprokuror dhe kryegjykatës.  Në Shqipëri nuk ekziston më ndarja e pushteteve, por kemi vetëm pushtetin ekzekutiv të vetëshpallur të përjetshëm.

Pasi ka asgjësuar zgjedhjet e lira, tani po asgjëson përfundimisht edhe atë pak drejtësi që nisi të godasë korrupsionin në majat e regjimit. Këtu nuk kemi të bëjmë më me një sistem demokratik, por me një grusht-shteti të një njeriu që nuk lejon drejtësinë të bëjë punën e saj sepse prangat kanë shkuar deri tek dera e tij.

A ka përfunduar gjithcka këtu? Jo. Protesta e 24 janarit ishte sinjali i parë i forcës që dha Partia Demokratike. Eshte rradha e PD te bashkohet sot me shumicen e shqiptareve per te rrezuar kete regjim vetem duke ndjekur ate ryme te revoltes qe u demonstrua me 24 janar.

 

 

About Krye Redaktor

Check Also

Banda e hajdutëve të Bashkisë/ Duhej dënuar me 15 vite burg, u la i lirë!

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për …