Nga Arta Dollani, te kandidatja e PS për deputete, kush janë 33 personat e lidhur me mbetjet e rrezikshme

Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 masa sigurie në lidhje me çështjen e mbetjeve të rrezikshme të konfiskuara një vit më parë në Portin e Durrësit, të cilat dyshohet se përmbajnë substanca të rrezikshme.

Në masën “arrest shtëpie” është vendosur edhe Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).

'Një shërbëtore pa dinjitet'

Gjithashtu nën të njetën masë  është vendosur edhe Kledina Skëndo, punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).

Kledina Skëndo ka qenë gjithashtu kandidate për deputete e Partisë Socialiste, e renditur e 34-ta në listën e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndërkohë nën masën “arrest me burg” është vendosur:

Gjovana Sokolaj – pronare e kompanisë “Sokolaj”

Doni Sokolaj – administrator i kompanisë D.O.O Minerals

Olizana Pemati – ish-administratore e kompanisë “Sokolaj”

Mikail Hila – aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition”

Mbarime Koroci – aksionere e “Alliance Resource”

Nazif Bajrami – pronar i “Bajrami N”

Andon Prifti – administrator i “Bajrami N”

Petrit Qosja – person fizik në tregtinë e mbetjeve

Julian Kapedani – punonjës i Degës së Doganës Durrës

Indrit Likaj – punonjës i Degës së Doganës Durrës

Helidon Lila – punonjës i Degës së Doganës Durrës

Edmond Voda – punonjës i Degës së Doganës Durrës

Shkëlqim Jakupi – punonjës i Degës së Doganës Durrës

Florian Çimo – administrator i kompanisë koncesionare EMS APO

Gazmend Sina – punonjës i EMS APO

Ingo Hesse – administrator i EMS APO

Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim-Kontrollit, AKM

Kejdi Ahmetaj – Drejtoria e Inspektimit, AKM

Xhulio Golgota – inspektor i Autoritetit Portual Durrës

M. I.

R. B.

H. S.

A. Sh.

Sh. H.

Personat të tjerë në masën “arrest shtëpie”:

Mirjeta Zotaj – kontabiliste e kompanisë “Sokolaj”

Marjeta Përlala – drejtoreshë aktuale e AKM

Bujana Tonçiça – sektori i lejeve mjedisore, AKM

Evis Mellonashi – sektori i lejeve mjedisore, AKM

Iva Musa – inspektore e Autoritetit Portual Durrës

Në foto: Gjovana Sokolaj, pronare e “Sokolaj” shpk

Rama del bllof

Ky konstatim i Prokurorisë së Durrësit nxjerr zbuluar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili mohoi faktin që nga Shqipëria mund të transportoheshin lëndë të rrezikshme.

Rama i konsideroi “aludim patologjik” deklarimet publike se nga vendi ynë ishin transportuar lirisht lëndë të rrezikshme drejt shteteve të tjera.

Në një seanca parlamentare në shtator të vitit 2024, Rama u shpreh se “Sipas të dhënave të publikuara, është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh i rrezikshme. Gjithashtu praktika doganore e këtyre eksporteve ka të bashkëngjitur certifikatën e analizës së mallit nga laboratori i një vendi të bashkimit europian i cili konfirmon deklarimin e subjektit”.

Në foto: Kryeministri Edi Rama, duke folur në Parlament

Më tej, ai vijoi duke thënë se, “në të dyja rastet, transportit nga Elbasani drejt Tajlandës dhe atij nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruar janë transportuar nga porti i Durrësit, drejt porteve Europiane me të gjithë dokumentacionin përkatës. Kanë qëndruar dhe janë magazinuar në vendet e Bashkimit Europian ku askush nuk i ka ndaluar”.

Sipas tij, “këto mallra nuk bëjnë pjesë në klasifikimin e mallrave të rrezikshme. Edhe aludimi për mosveprim të amdinistratës portuale apo detare, në rastin më të mirë është alogjik, ose në rastin më të keq, kemi të bëjmë me një aludim psikopatologjik, i atikuluar jo nga institucionet ndërkombëtare por nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike”.

Por, garancitë e ofruara publikisht nga kryeministri Rama u rrëzuan së fundmi nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit, e cila duket se ka konfirmuar me prova shkencore së lënda në kontenierët e sekuestruar është e ndaluar dhe e rrezikshme.

Historia e kontenierëve

Në Korrik të vitit 2024, një ngarkesë prej 102 kontenierësh u nis nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës. Kompania eksportuese, “Sokolaj” shpk e Gjovana Sokolajt, kishte deklaruar se ngarkesa përbëhej nga mbetje alumini, një material i lejuar për tregtim jashtë vendit brenda disa parametrave të caktuar.

Por, në Gusht të atij viti, ndërkohë që ngarkesa, e llogaritur rreth 800 ton material, gjendej e pashkarkuar në portet e vendit në Azinë Juglindore, një organizatë ndërkombëtare mjedisore, “Rrjeti i Aksionit të Bazelit”, ngriti alarmin se ngarkesa e nisur nga Shqipëria nuk ishte mbetje alumini, por dyshohej se kishte pluhur helmues të lëshuar nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike.

Pas krijimit të kësaj situate, autoritetet në Tajvan nuk e pranuan ngarkesën nga Shqipëria dhe 102 kontenierët e eksportuar nga “Sokolaj” shpk u rikthyen sërish në Portin e Durrësit.

Në foto: Kontenierët e sekuestruar janë nën administrimin e Agjencisë së Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara

Menjëherë pas kthimit të kontenierëve, Prokuroria e Durrësit njoftoi në 22 Gusht 2024 nisjen e hetimeve, duke u fokusuar tek dyshimet për kryerjen e veprave penale të “Transportit të mbetjeve të ndaluara”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kontrabandë me mallra të ndaluara apo kufizuara”.

Për të hetuar këtë rast, u ngrit një grup hetimor, i përbërë nga një prokurore, dy oficerë të Policisë Gjyqësore dhe të gjithë veprimet drejtoreshin nga shefja e caktuar përkohësisht e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli.

Hetimi për këtë rast kishte vështirësitë e veta, pasi institucionet shqiptare janë të kufizuara në kapacitetet e tyre për të kryer ekspertizat e nevojshme mbi llojin e materialit që gjendet në kontenierë.

“Trafiku i mbetjeve” nuk ndalet

Në shkurt 2025, Dogana e Ankonës në Itali, në bashkëpunim me Guardia di Finanzia, zbuloi një ngarkesë prej 58 ton mbetje që “përmbanin nivele të larta të substancave toksike si zink, plumb dhe bakër, të dëmshme për mjedisin dhe potencialisht vdekjeprurëse për ekosistemet ujore”.

Në foto: Njoftimi i Doganës së Ankonas për sekuestrimin e ngarkesës me origjinë nga Shqipëria

 

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …