Zhupa: PS nuk do t’ia heqë imunitetin Ballukut sepse paralajmërohet arrestimi i Ramës!

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka deklaruar ditën e sotme, se PS nuk do ta japë autorizimin për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, pasi diçka e tillë do të ishte sipas tij, një dhënie autorizimi për arrestimin e ardhshëm të Edi Ramës.

Sipas Zhupës, kjo e ndalon PS-në në mënyrë kategorike që t’i qëndrojë zotimit që vetë ka bërë, për miratimin e çdo kërkese që do të vinte nga SPAK-u.

“Besoj vendimi do jetë ai që paralajmëroi Taulant Balla, për të quajtur të vetmjaftueshëm çështjen e pezullimit që ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe për t’u munduar me çdo kusht që atë pezullim ta heqin nëpërmjet ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale. Por ata e dijnë që një dhënie autorizmi për arrestimin e Belinda Ballukut është në fakt një dhënie autorizimi për arrestimin e ardhshëm të Edi Ramës dhe kjo ata i ndalon në mënyrë kategorike për t’i qëndruar atij zotimi publik që kanë bërë, përmes gojës së ish-kreut të grupit parlamentar të PS Beldi çuçi, që ka thënë çdo kërkesë e SPAK-ut do marrë miratimin e mazhorancës socialiste, se s’do të bëhemi ne pengesë e hetimeve të një drejtësie që e krijuam për të hetuar njerëzit me imunitet”, tha Zhupa për A2 CNN.

About Redaksia

Check Also

Media austriake: Video seksuale dhe akuza për tendera, Belinda Balluku në qendër të një skandali të madh

Nga Richard Schmitt Në Shqipëri, thashethemet, hetimet dhe tensionet politike po bashkohen në një çështje që …