Berisha: Dorëheqja e Ramës dhe largimi i tij nga pushteti, është kushti i të gjitha kushteve!

Kryetari i PD, Sali Berisha në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale theksoi se dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës nga pushteti është kushti kryesor që Shqipëria të rigjejë paqen, të rikthejë zgjedhjet e lira dhe të ecë drejt normalitetit.

Berisha shprehu mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve dhe protestuesve që po qëndrojnë përballë “regjimit antishqiptar të Ramës”, duke vlerësuar angazhimin dhe qëndresën e tyre për shpëtimin e vendit.

Aleks Kapllaj: Dëshiroj të falënderoj nga zemra të gjithë qëndrestar dhe protestuesit shqiptarë që po qëndrojnë përballë regjimit antishqiptar të Edi Ramës. Atyre u jemi mirënjohës gjithë jetën. Ju falënderoj për çdo gjë që po bëni për të shpëtuar Shqipërinë.

Sali Berisha: Jam shumë mirënjohës për mesazhin tuaj inkurajues. Është një betejë e vështirë, por është një mision i madh në të cilin po bashkohen çdo ditë e më shumë shqiptarët. Dhe me këtë rast dua t’u rikujtoj shqiptarëve se kjo betejë nuk lidhej me Lubi Ballukun, në asnjë rast. Kjo betejë lidhet me kreun e organizatës kriminale të qeverisë shqiptare që është Edi Rama. Ndaj dhe ne këtë betejë do ta vazhdojmë gjersa Edi Rama të largohet nga pushteti. Dorëheqja e tij dhe largimi i tij nga pushteti është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të rigjejë paqen, të rikthejë zgjedhjet e lira dhe të ecë në rrugën e normalitetit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dosja 400 milionë euro e portit u hap në prokurori! Ky është vetëm fillimi

Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi hapjen e dosjes prej 400 milionë eurosh të Portit …