Berisha: Prodhimi është në krizë, rritje ekonomike mbahet vetëm nga taksat që paguajnë rrogëtarët dhe sipërmarrjet

Armando Turtulli: A mendoni se vendi po shkon drejt një krize ekonomike të thellë që mund të provojë ndryshim politik, njësoj si në fundin e regjimit komunist. A ekziston rreziku që ndryshimi të vijë, jo nga politika, por nga kolapsi ekonomik dhe pakënaqësia sociale.

Sali Berisha: E vërteta është që vendi përjeton krizën më të rëndë në historinë e saj, po të marrim parasysh largimin masiv të shqiptarëve nga Shqipëria. Kurse ekonomia sot kontribuon, ose është minorancë në atë që quhet rritje ekonomike e vendit.
Prodhimi bujqësor është në krizë. Prodhimi industrial është në krizë.
Por dhe në rast se marrim investimet e huaja të cilat Edi Rama i deklaron 1 miliardë e 600 milionë, në fakt në analizën që mund tu bëhet, kokoshi katandiset në thelë. Pse kjo. Sepse mbi 50% e këtyre janë investime të kompanive të huaja që i bëjnë në Shqipëri, pra janë para të shqiptarëve dhe jo para që vjen nga jashtë.
Por nga këto 50% të tjera që mbeten, 32% janë para droge që investohen në ndërtime, që blihen dhe që mbajnë në Shqipëri çmime stratosferike duke bërë të pamundur strehimin e qytetarëve.
Vetëm 18% nga 1 miliardë e 600 milionë janë investime në prodhim, pra një minorancë, as 1/5-ta jo. Kështu që në çdo aspekt ekonomia shqiptare shkon drejt rënies.
Kjo rritje ekonomike mbahet vetëm nga taksat që paguajnë rrogëtarët, taksat që paguajnë sipërmarrjet.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë se heqja e vizave nga Berisha është arritja më e madhe e jetës së tij!

Shqiptarët lëvizën të lirë në vitin 2010, kur qeverinë e drejtonte Sali Berisha dhe Partia …