Edi Rama ka premtuar ditën e sotme rindërtimin 100%, të pallatit që u përfshi nga flakët, pasditen e djeshme, në kompleksin “Arlis” në Tiranë.
Në një postim në rrjetin social “X”, Rama shkruan se Armand Lilo, pronari i kompanisë që ka ndërtuar pallatin, do ta rindërtojë 100% nga e para, pavarësisht se, siç thotë Rama, shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin.
“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”,– shkruan Rama në X.
Po kush është Armand Lilo?
Armand Lilo, i njohur ndryshe edhe si njeriu i kateve pa leje, është klienti i besuar i Edi Ramës.
Ai ka përfituar leje ndërtimi në kryeqytet, ndërsa kompania e këtij të fundit ka përfunduar edhe në dyert e Gjykatës për ndërtim të paligjshëm.
Lilo me firmën e Ramës ka pushtuar hapsira të konsiderueshme në Tiranë, që nga kullat në qendër të kryeqytetit, te Liqeni Artificial, te Rruga e Kosovarëve, etj.
Gazeta RD