Përgjimi/ Roni Yeffet: Ministrinë e Energjetikës ma lini mua! Mos nisni asnjë letër zyrtare, merrem unë me ta!

Në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është publikuar një tjetër audiopërgjim mes Roni Yeffet dhe tre të huajve, një ukrainas, një rusi dhe Tatianës, e cila ka shërbyer si përkthyese e bisedave.

Në audiopërgjimin e publikuar mbrëmjen e sotme në SYRI TV, Roni Yeffet diskuton për puset e gazit në Vlorë, dhe kërkon që ‘kjo marrëveshje të mbyllet shpejt’.

Që në fillim të audipërgjimit Yeffet i shpjegon bashkëbiseduese së tij, Tatianës që të mos nisin asnjë letër zyrtare ndaj Ministrisë së Energjetikës, sepse me këtë ministri do të merret vetë ai.

Audipërgjimi është pjesë e një dosje prej më shumë se 3 orësh e realizuar në Janar të vitit 2026, ku izraeliti i Edi Ramës, Roni Yeffet bisedon e diskuton se si të shesë pasuritë e Shqipërisë.

Audipërgjimi i zbardhur:

Tatiana: Do të përgatisim një letër zyrtare për ministrinë e Energjetikës që të marrim informacione për gazin në Vlorë. Një letër zyrtare.

Roni Yeffet: Përse, përse? Jo jo, asnjë letër zyrtare, jo, jo.  Shkoni shikoni, shkoni në Vlorë, shikoni çfarë të doni. Më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë. Informacioni është për ne, jo për Ministrinë.

Tatiana: Dakord, çështja është, ajo që na tha ajo është thelbësore. Të bazohemi vetëm në një vizitë në vend do të ishte e pamjaftueshme. Një inspektim fizik, kompania nuk do të kuptonte asgjë.

About Redaksia

Check Also

Berisha denoncon skandalin: Rrihet në zyrë ministri i ri, policia nuk e ndihmon

Kryetari i PD, Sali Berisha, denoncoi në rrjetet sociale se ministri i ri i Brendshëm …