Inxhinierja: Kasta e plaçkitësve ka marrë peng Shqipërinë, ta largojmë së bashku!

Inxhinierja Senada Mehmeti në fjalën e saj në foltoren e protestës që po organizohet para kryeministrisë tha se, kjo kohë nuk është e demokratëve as e socialistëve por e plaçkitësve.

Ajo ftoi shqiptarët, demokratë e socialistë të ngrihen dhe të luftojnë për të larguar ata që i quajti ‘plaçkitës’

Qeverinë e kryeministrit Rama e krahasoi me ’një kastë që kanë marrë peng Shqipërinë’

‘Sekt i sotëm nuk përfaqëson askënd vetëm vjedhjen, korrupsionin’  nënvizoi më tej ajo.

“Një avion nuk ngrihet në qiell nëse pilotët janë hajdutë. A mund të ngrihet Shqipëria me hajdutë në drejtim? A mund të ngrihet Shqipëria me korrupsion? Fatkeqësisht Shqipëria sot po bie. Është pushtuar nga sekt kleptomanësh’  tha më tej Mehmeti.

Ajo nxiti socialistët dhe demokratët të bëhen bashkë të përzënë qeverinë Rama sepse ‘ndryshimi nuk vjen nga frika por nga guximi’

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do zgjedhim frikën, apo do zgjedhim lirinë? Shqipëria shpëtohet kur populli vendos të vrasë frikën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në protestën e 7-të kombëtare …