Skandali/ Linda mori kuti të mbushura me euro

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj mori kuti të mbushura me euro para se SPAK të sekustronte pasuritë e saj. Burimet bëjunë të ditur se Karçanaj është njoftuar nga zyrtarë për suhtrimin e kontrollit nga SPAK dhe menjëherë ka mbushur kutitë me euro.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar miliona euro pasuri të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.

Sipas organit të akuzës, GJKKO ka vendosur sekuestrimin e një numri të madh pasurish në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe zona të tjera, në pronësi të të lartpërmendurve, ku përfshihen apartamente, truall, pyje, ndërtesa, vila, automjete luksoze, një jaht, si dhe llogari bankare dhe aksione në disa subjekte tregtare.

About Redaksia

Check Also

Sula: Arsimi parauniversitar në krizë, ministria presion ndaj mësuesve për testime dhe licencime edhe pas 15 vitesh punë

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula: Të nderuar mësues, nxënës …