(Ç)mitizimi i Diasporës…

Nga Iva V.GRILLO

Dalja e një profesionisteje të fushës së drejtësisë në podcastin autoreferencial të përjavshëm të kryeministrit më të korruptuar në Evropë, duke folur “kodra pas bregut” e me një servilizëm të dallueshëm, ka çuditur, nervozuar dhe zhgënjyer jo pak qytetarë shqiptarë të cilët mbajnë çdo ditë mbi supe barrën e një regjimi kleptokratik.

Zhgënjimet e mëdha vijnë zakonisht nga pritshmëritë e mëdha dhe pyetja se si i rakordon një gjykatëse e botës së lirë standartet profesionale e etike të saj me standartet e një shkelësi serial ligjesh e përdhosësi instutucionesh, mbetet një pyetje 1 milion dollarëshe…

Por ja pra që ndodh! Fakti është që për shkak të historisë, emigracionit masiv por edhe kulturës sonë si popull, shqiptarët e mitizojnë pa limit figurën e dikujt që është disi më larg perimetrit të realitetit të tyre të përditshëm.

Sigurisht që shqiptarë të suksesshëm ka plot, sidomos ata që janë ekspozuar ndaj një bote që të jep mundësi për t’u zhvilluar. Por mitizimi i Dissporës dhe pritshmëritë ndaj saj për zgjidhje e ndërhyrje titanike që do ndryshojnë rrjedhën e historisë duhet të ridimensionohen duke e bërë marrëdhënien disi më realiste.

Eksperienca e këtyre viteve ka treguar se as ne të diasporës fatkeqësisht nuk jemi të vaksinuar nga ndjenja njerëzore të dëshirës për vëmendje, miklime apo ambicieve për pushtet, fuqi apo dhe nevojës për të qënë në krah të më të fuqishmëve dhe për të zgjidhur edhe ndonjë hall që kemi, me ndonjë kompromis aty e këtu.

Por kjo gjë vjen me kosto… me kosto të madhe për njerëzit tanë në atdhe pikërisht sepse bëhemi garniturë bajate e një regjimi të krimbur… Ndaj sa më shpejt të largohemi nga mitet e sajuara aq më e shëndetshme, e sinqertë dhe realiste bëhet marrëdhënia midis shqiptarëve brenda e jashtë kufirit. E mbi të gjitha, i evitojmë njeri tjetrit zhgënjimet e mëdha…

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "ee 118 94 Gjyqtarja shkodrane në SHBA Edit Shkreli: Shkodra ka ndryshu keto dy"

About Redaksia

Check Also

Vlora nuk është e karrigeve tuaja!

Nga Eralba KRESHPA -Anëtare e Kryesisë së PD Vlorë Jeni mësuar të më shihni këtu …