Berisha: Libri i Andi Mustafajt një manifest jashtëzakonisht i duhur në kushtet e diktaturës autokratike

Kryetari i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në promovimin e manifestit politik të Andi Mustafaj, “Lule Borë”.

Berisha tha Berisha gjatë fjalës së tij se, libri i Andi Mustafajt një manifest jashtëzakonisht i duhur në kushtet e diktaturës autokratike.

Berisha: Edhe një herë mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt.

Unë së pari, dua të përgëzoj Andi Mustafën, për kontributin e tij të madh, madhor, si themelues dhe drejtues i departamentit të Brain Gain-it.

Në mënyrë të pamohueshme, departamentit më të suksesshëm që Partia Demokratike ka patur.

Demokratet dhe demokratët, qytetarët dhe qytetarët duhet ta dinë, populli opozitar duhet ta dijë, se Andi Mustafa dhe bashkëpunëtorët e tij u bashkuan me Partinë Demokratike në ditët e saj më të vështira.

U bashkuan me Partinë Demokratike në një kohë kur, projekte të mëdha ndërmerreshin për Shqipërinë pa opozitë.

U bashkuan me një guxim, por dhe me plot ide, aktivitete, dhe bënë gjithçka që dhe në ditët më të vështira të kësaj partie, të dëgjoheshin boritë e shpresës.

Erdhën jo vetëm si të rinj të vendosur për të qëndruar në krah të opozitës, por erdhën me ide shumë të çmuara. Dhe në një kohë të shkurtër, ata kanë autorësinë e një seri aktivitetesh, publikimesh, të cilat kishin qëllim madhor të mbanin gjallë moralin e demokratëve dhe t’i bënin ata, t’i rikujtonin ata se duhet të jenë krenarë me historinë e partisë së tyre, se duhet të jenë krenarë me platformën që kjo parti paraqet dhe qëndresën.

Andi Mustafa para disa muajve bëri zgjedhjet dhe ia dorëzoi drejtimin e departamentit Tedi Koplikut.

Është autor i një kryevepre të vërtetë. Është autor i një libri të jashtëzakonshëm. Tani meqë jemi në atë historinë e tij ‘babë e bir’, do ta them unë një histori këtu. Besniku ka shumë vite, ka shumë libra, po njërin prej tyre e kam lexuar disa herë se është për dhjetorin e ’90-tës.

Po kjo, është shumë më e prore. Andi, pse kjo është e tillë? Edhe nuk e them për ta thënë.

Sepse, e ke thënë të bukur, është një manifest, jashtëzakonisht i çmuar dhe i duhur për ne sot në kushtet e diktaturës autokratike.

About Redaksia

Check Also

Tafaj: Brezi i ri i PD mburoja kundër përpjekjeve për të dobësuar opozitën!

Ish-ministri i Arsimit, Myqyrem Tafaj, ka marrë pjesë në promovimin e manifestit politik të Andi …