Lideri i opozitës, Sali Berisha vlerësoi manifestin politik ‘Lule Bore’ të Andi Mustafaj, duke u ndalur te konfuzioni dhe cinizmi, strategji të përdorura nga propaganda e qeverisë së Edi Ramës, nëpërmjet mediave të kapura prej tij, të cilat arrijnë në 90% të audiencës.
Berisha tha se, për të mashtruar popullin përdoret propaganda e qeverisë, dhe këtu Andi përshkruan bukur konfuzionin dhe cinizmin.
Berisha: Gjenerata e re nuk ka përjetuar diktaturën totalitare dhe normal… normal nuk ka referencë me kohën e sotme.
Dhe kjo përbën një vështirësi shumë serioze. Unë ulem me bashkëpunëtorët e mi, unë dëgjoj aktivistët tanë, anëtarët, militantët.
Po një problem e kemi miq. Problemi është se diskutohet për një realitet që nuk ekziston, sepse krahasohet me realitetin e pluralizmit normal demokratik. Çdo njeri, çdo anëtar i thjeshtë, çdo drejtues, mund të ketë sukses vetëm kur realizon se cili është realiteti në të cilin operon.
Përndryshe, përndryshe dështimi e pret. Dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme të njohim realitetin në të cilin operojmë.
Thashë, është një kryevepër, sepse që në kapitullin e parë bën anatominë e regjimit.
Që në kapitullin e parë, libri pa iu referuar Hannah Arendt, Orëell-it apo shkrimtarëve dhe filozofëve të tjerë, përshkruan efektet e tmerrshme të së keqes banale në shoqërinë tonë. Ne që kemi përjetuar diktaturën e parë, ne e dimë mirë se sa shkatërrimtare ishte e keqja banale që jipej nga mediat.
Ne e rrëzuam shtatoren e satanit këtu. Të tjerët rrëmbyen armët, kundërshtuan, në vend se t’ia drejtonin gjoksit të tyre. Kjo jo se ata kishin parë favore, nuk ishin klasa e privilegjuar ata, jo përkundrazi, ata ishin më të varfrit e Shqipërisë.
Por ishin të indoktrinuarit, ishin më të indoktrinuarit. Sepse ajo propagandë glorifikonte të keqen nga mëngjesi në darkë, dhe arrinte në fund ta paraqiste të keqen glorioze, si diçka glorioze.
Sot, ku jemi? Sot, e thotë bukur Andi, jemi në konfuzion. E keqja banale, çfarë është? Indiferenca e njerëzve ndaj të keqes. Dhe kjo, kësaj here nuk e kemi aq me kultin e individit siç e kishim në atë kohë, edhe ai s’mungon, po kësaj here e kemi me korruptimin e gjuhës shqipe.
Kësaj here një propagandë e 90% të mediave që kontrollohet nga qeveria, ka shkatërruar kontratën themelore të qytetarit me kombin që është kontrata e gjuhës.
Kontratë në të cilën bukës i thotë bukë, shëndetit i thotë shëndet, vdekjes i thotë vdekje.
Kjo propagandë, në këtë regjim, duke përdorur eufemizma, duke përdorur mashtrime të përsëritura nga mëngjesi në darkë, për të kundërtat e asaj që është realiteti.
Kjo ku arrin? Arrin në atë që qytetari thotë ‘as kjo as ajo, rri në punën time’. Arrin në të cilën e vërteta zhduket, dhe nuk ka më vlerë, sepse gjuha, përdoret gjuha për ta fshehur atë.
Për të mashtruar përdoret propaganda e qeverisë.
Dhe këtu, Andi Mustafa përshkruan bukur konfuzionin dhe cinizmin. Janë dy pasojat më kryesore të kësaj veprimtarie.
Pra, shih ku jemi ne. Ne jemi opozitë në këto kushte.
Na vendosën mure. Qytetarëve u vendosën mure, burg, mure, burgun në mendjen e tyre. Zhvlerësohen gjërat. Paraqiten kriminelët në ekrane.
Paraqiten përdhunuesit në ekrane. Paraqiten krerët e organizatave kriminale për të ngjallur, për të ngjallur dhimbshmëri, pasi kanë vjedhur me qindra milionë dhe kanë vdekur qindra e qindra e mijëra shqiptarë për ilaçe.
Pra, leximi i librit ndalet në këtë konfuzion të mbjellë nga regjimi.
Dhe ky është një kontribut i madh. Nuk ka formë më të rëndë korrupsioni se korrupsioni i gjuhës.
Gazeta RD