Kryetari i PD, Sali Berisha i ka sygjeruar demokratëve dhe opozitarëve që të lexojnë manifestin politik ‘Lule Bore’ të Andi Mustafaj.
Berisha tha se, demokratët dhe opozitarët që kanë vendosur të qëndrojnë, duhet të lexojnë këtë libër.
Berisha: Bota ime, thotë një filozof i njohur që i ka kushtuar jetën gjuhës, ‘është gjuha ime, bota ime kufizohet tek gjuha ime’.
Por ne si opozitarë duhet ta kemi të qartë këtë. Në qoftë se ne nuk luftojmë nga mëngjesi në darkë kundër saj, ne mbetemi të pashpresë. Por ne duhet të kemi vetëdijen se lufta kundër saj është një detyrë, një imperativ i veprimtarisë sonë.
Manifesti, siç e quaj unë me shumë të drejtë, paraqet në një mënyrë do të thosha të habitshme, të habitshme për mirë, problemet tona organizative.
Do t’ju them një gjë këtu juve, se këto ditë kam lexuar një raport të hollësishëm, të gjatë të Institutit Republikan Amerikan për Partinë Demokratike.
Ata kanë ardhë, kanë bërë një studim jashtëzakonisht të çmuar. Një mbështetje shumë e madhe për ne. Për çdo demokrat e demokrate. Se si ne duhet të organizohemi, se si ne duhet të funksionojmë, se si ne duhet të digjitalizohemi, se si ne duhet të përcjellim mesazhin dhe të funksionojmë.
Andi Mustafa i kushton një kapitull, absolutisht me të gjitha principet e këtij studimi, dhe ky nuk e ka lexuar atë! Jo se libri ka dalë kohë përpara se të bëhej studimi. Por këtu, ky e ka shkruajtur atë kapitull pikërisht nga angazhimi i madh intelektual dhe demokrat se si duhet të transformohet kjo parti.
Se cilat janë potencialet tona të pamohueshme. Ndaj dhe unë them, çdo demokrat e demokrate, dhe çdo opozitar dhe opozitare duhet ta lexojë këtë libër.
Për ata që kanë vendosur të qëndrojnë dhe të luftojnë.
Gazeta RD