Berisha: Rama dekoroi sot deputetin Çyrbja, bashkëpunëtor i vrasësit Altin Hajri! Nder krimit, vdekje ligjit-motoja e re e PS-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas dekoratës që i është dhënë nga Edi Rama ish-deputetit të PS-së në Durrës, Jurgis Çyrbja, i cili është dënuar për strehimin e vrasësit Altin Hajri dhe për nxjerrje sekretesh.

Berisha shkruan se, tani motoja e re e Edi Ramës dhe PS-së është vdekje ligjit dhe nder krimit.

Reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha

Rama dekoroi sot deputetin Çyrbja, bashkëpunëtor i vrasësit Altin Hajri.

Nder krimit, vdekje ligjit-motoja e re e Partisë Socialiste.

Të dashur miq, nën moton ‘kriminelë të të gjitha llojeve bashkohuni rreth partisë se krimit’, Edi Rama i dorëzoi sot, me dorën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, dekoratën e mirënjohjes të dënuarit nga drejtësia si bashkëpunëtor dhe informator i vrasësit Altin Hajri, ish-deputetit të PS-së, Çyrbja. Dokumentet zyrtare provonin se Çyrbja informonte Hajrin në kërkim për çdo lëvizje të policisë në zonë.

Hajri, që thuhet se i kishte dhënë prokurorit Dumani 7 milionë euro ryshfet për të kaluar barrën e krimit, vrasjes dhe copëtimit të kufomës në lokalin e tij të të ndjerit Jan Prenga tek kopshtari i lokalit, sipas regjistrimeve të telefonave ndër të tjera i bëri Ulsi Manjës, ministër i Drejtësisë, dy kostume dhuratë, mbasi sipas tij ai ishte treguar burrë i mirë dhe kishte plotësuar porosinë e tij.

Çyrbja u arrestua në tetor të vitit 2024 dhe u dënua me 3 vite burg për veprat penale të ‘korrupsionit aktiv’, ‘përkrahjes së autorit të krimit’ dhe ‘tregimit të sekretit shtetëror’. Ai doli nga burgu në shkurt të vitit 2025 dhe, ditën e konferencës ndërqeveritare të BE-së, Edi Rama, nën moton ‘Rroftë Krimi, poshtë ligji’, i dorëzoi atij dekoratën e ‘Mirënjohjes’ apo të ‘Fisnikërisë së Qytetit’.

Ky akt dëshmon edhe një herë se Edi Rama është kreu i organizatës kriminale shtetërore më të rrezikshme në Europë dhe se nuk ndalet para asgjëje për të mbrojtur krimin në këtë vend.

Me këtë akt ai dëshmon se kushdo që ndihmon kriminelët dhe vrasësit e partisë-shtet shpërblehet, dhe mjerë ata që guxojnë t’i denoncojnë dhe t’i dënojnë! #sb

About Redaksia

Check Also

Ina Zhupa tkohet me senatorin italian De Rosa

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, zhvilloi një takim me senatorin …