Fëmija humbi jetën nga përplasja e makinës, deputeti: Z. ministër, a ndiheni ndopak përgjegjës?

Deputeti i PD, Blendi Himçi ka qenë sot në fshatin Mengel, ku një ditë më parë në një aksident tragjik humbi jetën një fëmijë 7 vjeç.

Ai theksoi se, ky nuk është rasti i parë.

Himçi bën thirrje për krijimin e infrastrukturës së nevojshme në këtë zonë, si një mbikalim.

Postimi

Dhimbje e madhe në Mengel

Dje, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën tragjikisht në një aksident pranë fshatit Mengel, buzë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd.

Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen e tij, të cilët po përballen me një dhimbje të paimagjinueshme.

Ky nuk është rasti i parë… mungesa e një mbikalimi në këtë zonë ka marrë shumë jetë njerëzish ndër vite. Sa jetë të tjera duhet të humbasin që institucionet të marrin masa?

Z. Karakaçi, a ndiheni ndopak përgjegjës për humbjen e kësaj jete të pafajshme?

About Redaksia

Check Also

Protesta/ Emigranti: Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!

Protesta në Tiranë, që ka hyrë në ditën e saj të 24-t radhazi, ka vijuar …