Berisha: Do rikthehemi tek seksioni për fuqizimin e partisë! Do hapemi drejt vlerave në të gjitha nivelet

Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi se ripërtëritja e partisë nuk është vetëm një nevojë organizative, por një mision për të modernizuar strukturat dhe për t’u afruar më shumë tek qytetarët. Ai premtoi fuqizimin e seksioneve, përfshirjen aktive të të rinjve dhe grave, dhe përdorimin e teknologjisë më të avancuar për transparencë dhe efikasitet.
Berisha vuri në dukje se partia do të shndërrohet në një strukturë moderne, që përgjigjet shpejt dhe me saktësi ndaj kërkesave të qytetarëve, duke i dhënë fund mërgimit të të rinjve.

Berisha: Miq, ku jemi sot?
Ju jeni dëshmitarë se 2005-2013 u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë prej tyre autostrada, tunele, superstrada e të tjerë. Të jemi të sinqertë, i ndërtuan kompanitë më të mëdha të Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Ato i ndërtuan. Po pse i ndërtuan ato, mendoni ju se unë diskriminoja shqiptarët? Jo kurrë! Po sepse ato sillnin ofertat më të mira dhe garantonin. Dhe ky ishte interesi i qytetarëve shqiptarë.
Shikoni rrugët e tyre të ndërtuara 13 vjet më parë dhe rrugët e kashtës së Rama-Ballukut se si shemben njëra pas tjetrës. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, nuk është imagjinuar ndonjëherë që prokuroria të kërkojë heqjen e imunitetit të zyrtarit dhe kryeministri ta mbrojë atë. Edi Rama mbron dosjen e tij. Edi Rama nuk mbron Lubinë, Edi Rama nuk mbron Lindat e tij se s’i ka për gjë asnjëra as tjetrën. Po mbron krimet e tij.
Tani, dua t’i them këtu. Ti mendon se i mbylle dosjen, po ne ato dosje s’t’i mbyllim kurrë! Jo absolutisht kurrë!
Tani… Edi Rama, beteja jonë do të jetë ajo që s’ke pa ndonjëherë. Je kapur si plaçkitës, si grabitës i votës. Je kapur si hajduti i pasurive publike dhe fondeve. Ke zero legjitimitet, zero legjitimitet, zero legjitimitet!
Ripërtëritja sigurisht është vizion. Por ripërtëritja është modernitet. Ne nuk e duam ripërtëritjen për veten tonë. Ne e duam atë për të ripërtërirë Shqipërinë. Ndaj dhe ne, nga ky kuvend vendosim të ripërtërijmë Partinë Demokratike, ta ripërtërijmë, të modernizojmë Partinë Demokratike.
Ta shndërrojmë atë në partinë e të gjitha praktikave me të gjitha teknologjitë më të mira. Shikoni miq, e patë avatarin, Skënderbeu.
Çfarë ju erdhi në mendje? Sigurisht që Skënderbeu të frymëzon më shumë se çdo gjë tjetër, se po ta marrim këtë heroin tonë, të gjithë kombet kanë heronj. Po ky heroi ynë e ka një mesazh që nuk e ka asnjë komb tjetër.
Mesazhi i tij është që edhe i vetëm mos u dorëzo. Se ai fitonte betejat. Po, po e lamë me një anë këtë. Ta lëmë me një anë tani rikthehemi te avatari. Tek Skënderbeu avatar. Unë kushtova 100 dollarë, 100 euro. Diella, 4 milionë.
Shikoni miq, përdorimi i tmerrshëm i teknologjisë për të vjedhur këta nga Edi Rama dhe organizatat e tij kriminale. Jo, ne do përdorim teknologjinë për transparencën më maksimale. Do përdorim inteligjencën artificiale, dixhitalizimin, blockchain, në mënyrë që të jemi sa më afër qytetarit, në mënyrë që t’u përgjigjemi sa më shpejt, sa më saktë kërkesave të panumërta të qytetarëve dhe t’i japim fund sagës së mundimeve të tyre që i detyron ata të largohen nga Shqipëria.
Ndaj edhe ne atë që do bëjmë në Shqipëri nesër po ta bëjmë sot në veten tonë. Do modernizojmë partinë tonë. Dhe ky është një kusht, po një kusht tjetër është organizimi.
Partia Demokratike për t’u ripërtërirë ka nevojë për një riorganizim të plotë. Instituti Republikan, dhe unë e falënderoj me këtë rast drejtorin rajonal të këtij instituti me shumë mirënjohje, ka përgatitur një platformë të shkëlqyer të organizimit të Partisë Demokratike.
Së bashku do ta jetësojmë atë platformë në çdo aspekt të saj. Partia Demokratike është partia e seksionit, është partia e seksionit, partia e seksionit.
Ndaj edhe ne rikthehemi tek seksioni për fuqizimin e tij. Për fuqizimin e tij. Për armatosjen e tij me mjetet më të fuqishme të teknologjisë bashkëkohore në mënyrë që të përmbushë detyrat e tij.
Në këtë ripërtëritje dhe organizim, ne do bëjmë çdo gjë të hapim partinë drejt vlerave në të gjitha nivelet. Por do bëjmë një diçka tjetër shumë të rëndësishme, duke njohur problemet tona, defektet tona.
Ku janë? Ne duhet të ridimensionojmë me shpejtësi rolin e të rinjve dhe grave në Partinë Demokratike. Të rinjtë janë energjia, të rinjtë janë forca, të rinjtë janë gjithçka e çmuar për çdo forcë politike. Gratë janë shumica.
Shumica jo vetëm numerike. Jo, jo. E thashë një ditë në një mbledhje. Dua ta pranojmë, duhet të pranojmë realitetin. Janë shumica intelektuale e kombit sot. Lexoni testin e PISA-ss. Ka 15 vite që ai kuja e tyre del më e lartë se e burrave. Po çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se aty është një potencial i jashtëzakonshëm për t’u vënë në shërbim të shoqërisë. Dhe ne duhet të shohim pak si e kemi punën që nga ky kuvend. Duhet të shënojmë kthesën.
Duhet të ridimensionojmë rolin e grave, rolin e të rinjve dhe të vazhdojmë.
Të ecim të sigurt drejt objektivave tona.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Plaga më e madhe e Shqipërisë është humbja e besimit, detyra jonë është ta rikthejmë atë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, mbajti një fjalim me tone reflektuese dhe bashkuese në Kuvendin …