Berisha-këshilltarit të JD Vance: I dashur Bob, 35 vite më parë rrëzuam një diktaturë, tani do përmbysim edhe diktaturën e Edvin Ballukut

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në podiumin e Kuvendit Kombëtar u shpreh se, në praninë e miqve dhe përfaqësuesve të partive simotra, ky është një moment i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Partisë Demokratike dhe për konfirmimin e rrugës së saj politike.

Berisha përshëndeti të ftuarit ndërkombëtarë dhe iu drejtua këshilltarit të JD Vance, Bob McEween, duke e vlerësuar si mik të hershëm të lëvizjes demokratike shqiptare, ndërsa nënvizoi se 35 vite më parë u rrëzua një diktaturë dhe sot, sipas tij, do të përmbyset një tjetër formë pushteti që ai e cilësoi si autokratike.

Berisha: Të dashur miq, përfaqësues të partive politike simotra.
I dashur miku im i viteve ’90 e gjer sot, kryetar i Këshillit Kombëtar, këshilltar për veprimin konservator pranë zëvendëspresidentit JD Vance, Bob McEween, është nder i madh që je sot midis nesh.
I dashur Bob, 35 vite më parë përmbysëm një diktaturë, diktaturën më oruelliane të Evropës së bashku, tani do përmbysim diktaturën e Edvin Ballukut, diktaturën më të shëmtuar midis diktaturave autokratike.
Është nder të përshëndes praninë këtu të përfaqësuesit të Neo Demokracisë, parti mike, deputeti Giogiakos, me lidhje të forta që nga takimi i parë në janarin e vitit 1991 me kryeministrin Kostandin Micotaqis dhe vazhdojmë me të birin, Qirjako Micotaqis, ne jemi krenarë për bashkëpunimin dhe miqësinë me ju.
I dashur zoti Kovacki, përfaqësu i partisë mike VMRO-DPMNE, në një bashkëpunim të gjatë, të frytshëm, të suksesshëm midis dy partive dhe dy vendeve tona, u falënderoj shumë për praninë tuaj.
I dashur Volkmar Klein, mik i çmuar i PD, demokracisë dhe Shqipërisë.
Është nder i veçantë për ne të kemi një mik si ju, u falënderoj shumë për praninë tuaj sot në këtë kuvend.
I dashur Thomas, një mirënjohje të veçantë për ju, mik i ditëve të vështira, për ndihmesën tejet të çmuar që i dhe PD, për fjalën që thatë, por edhe për bashkëpunimin në dekada që PD ka pasur me Bashkimin Kristian Demokrat gjerman dhe Fondacionin Adenauer, ne u jemi shumë mirënjohës partisë tuaj dhe fondacionit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në dy vite, nga forca më e izoluar e planetit ne u shndërruam në forcën politike më të mbështetur! Plani i Sorosit dështoi!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar u shpreh se, …