Fjala e deputetes Denisa Vata
Të nderuar anëtarë,
të nderuar delegatë,
i nderuar Kryetar i rizgjedhur i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha,
Gati katër vite më parë, askush nuk do ta kishte besuar atë që po përjetojmë sot.
Pak kush do ta kishte besuar se Partia Demokratike, e goditur nga të gjitha anët, e shpallur e vdekur nga propaganda, e izoluar nga lobime të pista dhe e sulmuar nga një makineri e tërë shtetërore, jo vetëm që do të mbijetonte, por do të ringrihej më e fortë, më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë.
Ne vendosëm të ndahemi nga pengmarrësit dhe vule humburit. Nje parti e cila perfaqesonte cdo gje pervecse interesit te demokrateve.
Vendosëm të nisim një rrugëtim të ri. Atë rrugëtim që na ka sjellë sot këtu.
Sepse ne besuam dhe vazhdojmë të besojmë se një Shqipëri pa opozitë është një Shqipëri e tradhtuar.
Tek ndiqja këto ditë fushatën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar, nuk mund të mos ndieja krenari.Shumë prej tyre mund ta meritojne vendin pa asnjë diskutim.Por sërish po kërkojnë votën.
A nuk është kjo demokracia?
A nuk ishte kjo beteja që nisëm katër vite më parë?
Jo emërime, jo me tarafe ,jo me pazare por votë ,me meritokraci,me gare
Ata që kanë shkatërruar zgjedhjet brenda partive të tyre na drejtojnë gishtin neve, pikërisht neve, që e kemi bërë Partinë Demokratike tempullin e votës së lirë.
Asaj vote së cilës i nënshtrohet i pari kryetari i partisë e deri te kryetari i seksionit.
Por beteja jonë nuk ishte vetëm për Partinë Demokratike.
Ishte për ekzistencën e opozitës në Shqipëri.
Sepse për vite me radhë nuk u përpoqën të na mundnin politikisht.
U përpoqën të na asgjësonin.
Vunë në funksion të këtij projekti të gjithë mekanizmat e Partisë-Shtet.
Administratën.
Patronazhimin.
Paratë e korrupsionit.
Paratë e organizatave kriminale.
Lobimet e pista.
Presionin mbi qytetarët.
Prokurorë dhe Gjyqtarë politikë.
Dhe madje nuk hezituan të ndërmerrnin aktin më ekstrem në historinë e pluralizmit shqiptar, izolimin dhe arrestimin politik të liderit të opozitës një vit përpara zgjedhjeve, me shpresën se duke goditur Sali Berishën do të shkatërronin Partinë Demokratike.
Por dështuan.
Dështuan sepse nuk kuptuan një gjë.
Partia Demokratike nuk është një vulë.
Nuk është një godinë.
Nuk është një zyrë.
Partia Demokratike është bindja e qindra mijëra shqiptarëve se liria vlen më shumë se frika.
Prandaj sot PD-ja është në këmbë.
Dhe jo vetëm në këmbë.
Sot PD-ja është shpresa e vetme reale drejt së cilës kanë drejtuar sytë shqiptarët që kërkojnë ndryshim.
Madje sot jemi më të fortë se katër vite më parë, sepse kemi thyer izolimin që u përpoqën të na impononin.
Ata menduan se përmes lobimeve të tipit McGonigal do ta izolonin Partinë Demokratike nga aleatët e saj natyralë.
Por ndodhi e kundërta.
Sot familjet më të mëdha politike të qendrës së djathtë në Europë dhe në botë flasin hapur për problemet e demokracisë në Shqipëri.
Miqtë tanë tradicionalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë në Europë nuk gjykojnë opozitën pse denoncon problemet e vendit.
Ata kërkojnë standarde demokratike.
Kërkojnë zgjedhje të lira.
Kërkojnë shtet ligjor.
Kërkojnë institucione që t’i shërbejnë qytetarëve dhe jo pushtetit.
Rezolutat e miratuara nga organizatat më të rëndësishme të qendrës së djathtë europiane dhe botërore kanë ngritur shqetësime serioze për gjendjen e demokracisë në Shqipëri, për ndikimin e krimit të organizuar, për kapjen e institucioneve dhe për deformimin e garës politike.
Kjo është një fitore politike e Partisë Demokratike.
Sepse ne nuk fituam vetëm betejën për mbijetesë.Ne fituam betejën për të vërtetën.
Dhe sot, në një Shqipëri të paralizuar nga korrupsioni dhe të marrë peng nga një organizatë pushteti, propaganda vazhdon t’i bëjë gjyqin opozitës.
Na pyesin pse nuk fitojmë kundër bandave.
Na pyesin pse nuk fitojmë kundër makinerisë shtetërore.
Na pyesin pse programi nuk e mund thesin e miellit.
Na pyesin pse nuk jemi më të fortë se ata që blejnë vota, kërcënojnë administratën dhe deformojnë vullnetin e qytetarëve.
Ndërsa raportet ndërkombëtare flasin për standarde të cenuara zgjedhore, propaganda kërkon farsën te zgjedhjet e Partisë Demokratike. Detyra jonë nuk është të ankohemi për këtë, por t’i imponojmë shoqërisë dhe partnerëve tanë rikthimin e garës së ndershme.
Por askush nuk na tha kurrë se kjo betejë do të ishte e lehtë.
Të dashur demokratë,
Sot askush më mirë se Partia Demokratike nuk mund t’i japë shpresë Shqipërisë.
Sepse vendi sot drejtohet nga një njeri që mes Ballukut dhe Shqipërisë zgjedh Ballukun.
Mes integrimit europian dhe narkoregjimit zgjedh narkoregjimin.
Mes shtetit ligjor dhe pushtetit personal zgjedh pushtetin personal.
Është një kryeministër që vjedh Shqipërinë për të blerë zgjedhjet dhe blen zgjedhjet për të vazhduar të vjedhë Shqipërinë.
Prandaj sot beteja jonë nuk është thjesht një betejë për pushtet.
Është një betejë për të rikthyer normalitetin demokratik.Është një betejë për t’u kthyer shqiptarëve besimin se ky vend mund të qeveriset ndryshe.
Dhe sot, mes nesh dhe atyre që kanë marrë peng Shqipërinë, ekziston një dallim i madh.
Ata janë në aleancë me pushtetin.
Ata janë në aleancë me Edi Ramën.
Ndërsa ne kemi lidhur besën me qutetaret shqiptar,me demokratët dhe me Shqipërinë.
Me burrin që rrëzoi një regjim.
Me liderin që anëtarësoi Shqipërinë në NATO.
Me njeriun që liberalizoi vizat.
Me patriotin që afroi më shumë se kushdo tjetër Shqipërinë me Kosovën.
Me kryeministrin që dyfishoi pagat dhe pensionet.
Dhe me misionarin të cilit demokratët i dhanë sërish besimin e tyre për të udhëhequr betejën finale kundër këtij regjimi.
Sot ky Kuvend duhet të shënojë një besëlidhje të re mes nesh dhe qytetarëve shqiptarë.
Një besëlidhje që nuk ndërtohet mbi zemërimin, por mbi shpresën.
Që nuk ndërtohet mbi propagandën, por mbi të vërtetën.
Që nuk ndërtohet mbi frikën, por mbi lirinë.
T’u themi shqiptarëve se nuk janë të dënuar të zgjedhin përjetësisht mes korrupsionit dhe dorëzimit.
T’u themi se politika nuk është patronazhimi.
Politika nuk është blerja e votës.
Politika nuk është pazari me krimin.
Politika nuk është propaganda që mundohet të zëvendësojë realitetin.
Politika është shërbim.
Politika është përgjegjësi.
Politika është besim.
Dhe Partia Demokratike ka detyrimin historik t’ia rikthejë këto vlera Shqipërisë.
T’u themi se Partia që rrëzoi regjimin e etërve do të rrëzojë edhe regjimin e bijve të tyre.
Le të jetë Ripërtëritja jonë edhe Ripërtëritja e Shqipërisë.
Gazeta RD