Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pritet t’i drejtohet sërish Kuvendit me një kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Sipas Çollakut, kërkesa e re është formuluar tashmë nga SPAK dhe pritet të depozitohet në Komisionin e Rregullores dhe Mandateve brenda kësaj jave.
Ai pretendon se dosja hetimore përmban prova shtesë që lidhen me akuza për korrupsion dhe pastrim parash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Sipas tij, pas rrëzimit të kërkesës së parë nga Edi Rama, hetimet kanë vijuar dhe kanë sjellë elementë të rinj në dosje dhe tashmë 82 mandatet duhet ta dorëzojnë Ballukun.
“SPAK është bërë gati për tu rikthyer në Kuvend me një tjetër kërkesë për heqje imuniteti për Belinda Ballukun. Brenda javës, duke nisur nga nesër, Struktura e Posaçme ka formuluar tashmë aktin e dytë për zëvëndësen e Edi Ramës. Korrupsion, pastrim parash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal e mbështetur në prova të shumta, do të mbërrijë në Komisionin e Rregullores dhe Mandateve.
Gazeta RD