Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite, beteja ishte dhe për dinjitetin e shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha në nisje të bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, i ka falenderiar këta të fundit për mbështetjen e dhënë ndaj tij, teksa foli për betejën 5-vjeçare ndaj sanksioneve të administratës së mëparshme amerikane.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se qytetarët treguan guxim në këto pesë vite, ndërsa shtoi se beteja e tij ishte edhe dinjitetin e shqiptarëve.

Berisha: Qytetare dhe qytetarë, demokrate e demokratë që ndiqni këtë bisedë, përsëri një mirënjohje të pakufishme ndaj jush për mbështetjen, kurajën, guximin që dëshmuat këto pesë vite në mbështetje të kauzës që unë mbrojta.

Të Sali Berishës dhe betejës së tij për dinjitetin njerëzor.

Unë dua t’u garantoj ju, t’u siguroj secilin prej jush se unë ndërmora këtë betejë më të vështirën e jetës sime në disa aspekte, por e ndërmora atë për të mbrojtur si dinjitetin tim, dhe dinjitetin e atyre miliona shqiptarëve, të cilët në dekada kishin votuar Sali Berishën më shumë se çdo politikan tjetër të këtij vendi.

Në këtë kuadër unë besoj se bëra detyrën time si njëri prej jush.

Dhe për ta mbyllur këtë, duke falënderuar edhe njëherë përzemërsisht administratën e presidentit Trump dhe sekretarin Rubio për korrigjimin që i bënë një vendimi fund e krye të padrejtë, u ftoj të mobilizojmë të gjithë energjitë tona, të bashkohemi në misionin tonë të madh, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve dhe të ardhmes së merituar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

About Redaksia

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …