Berisha pret personalite të së djathtës italiane: Bashkëpunimi kundër krimit, trafikut dhe korrupsionit jetik për sigurinë e dy vendeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim në zyrën e tij, me personalitete të së djathtës italiane.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë detaje nga takimi me Fabrizio Tatarella, zëvendëspresident i Fondacionit Tatarella, që sipas kryedemokratit është një figurë e shquar publike italiane, si dhe nipin e Giuseppe ‘Pinuccio’ Tatarella, një prej figurave qendrore dhe arkitektëve të mëdhenj, që së bashku me Silvio Berlusconin, krijuan qendrën e djathtë moderne dhe fituese në Itali.

‘Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit, është jetik për sigurinë e qytetarëve shqiptarë, italianë dhe europianë’, theksoi Berisha në takim.

Reagimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha

Pata kënaqësinë të pres në zyrë mikun e çmuar Fabrizio Tatarella, zëvendës President i Fondacionit Tatarella, një figurë e shquar publike italiane, i biri i të ndjerit Salvatore Tatarella, ish-eurodeputet dhe mik i shquar të Shqipërisë, si dhe nipin e Giuseppe ‘Pinuccio’ Tatarella, një prej figurave qendrore dhe arkitektëve të mëdhenj, së bashku me Silvio Berlusconin, të krijimit të qendrës së djathtë moderne e fituese në Itali.

Tatarella shoqërohej nga kryetari i degës së Fratelli d’Italia per Shqipërinë, Massimiliano Adilardi dhe koordinatoret Neritan Alku dhe Ardit Minarolli.
Fabrizio Tatarella ndodhet në Tiranë për prezantimin e veprës së Giuseppe Tatarellës, ‘E djathta drejt së ardhmes’, një dorëshkrim i pabotuar më parë, me parathënie të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.

Në takim shpreha mirënjohjen time më të thellë për kontributin e familjes Tatarella në miqësinë tradicionale shqiptaro-italiane dhe për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe demokratëve shqiptarë.

Diskutuam gjerësisht për situatën jashtëzakonisht të vështirë në të cilën ndodhet sot Shqipëria, për narkotrafikun dhe narkoekonominë, që përbëjnë një kërcënim serioz jo vetëm për ekonominë, sigurinë dhe demokracinë në Shqipëri, por edhe për vendet mike të Bashkimit Europian, në veçanti Italinë.
Theksova se Shqipëria dhe Italia janë dy vende të lidhura nga historia, kultura, miqësia dhe interesat e përbashkëta strategjike.

Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit, është jetik për sigurinë e qytetarëve shqiptarë, italianë dhe europianë.

I shpreha mikut tim bindjen se e djathta shqiptare dhe ajo italiane ndajnë të njëjtat vlera themelore: lirinë, familjen, kombin, shtetin ligjor, ekonominë e lirë dhe Europën e fortë e të begatë.

Mirënjohje të veçantë për vizitën dhe për prezantimin në Tiranë të trashëgimisë politike të Giuseppe Tatarellës, një trashëgimi që mbetet aktuale për çdo forcë të djathtë që beson se politika duhet të jetë vizion, përgjegjësi dhe shërbim ndaj qytetarëve.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i duke studiuar

About Redaksia

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …