“Do t’u sakatoj”/ Pse Rama po i vërsul bandat kriminale, deputetëve të tij

Vetëm pak ditë pasi u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe u vetëshpall deputete e pavarur, Marjana Koçeku zbulon se është kërcënuar me jetën e familjarëve të saj.

Lajmin e bëri me dije vetë ligjvënësja, e cila përmes një reagimi në rrjetet sociale i kundërpërgjigjet këtyre kërcënimeve, që sipas saj, vijnë nga “Bajrat e Shkodrës”.

Në një postim në Facebook, Koçeku bën të ditur se grupi Bajri në Shkodër ka kërcënuar familjen e saj pasi ajo doli kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

“Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”- thekson Koçeku.

Pse Rama i po i vërsul bandat deputetëve të PS

Në një mbledhje të strukturave drejtuese të PS të zhvilluar dy muaj më parë, Rama i kërcënoi deputetët socalistë se “do ti sakatonte nëse do ti dlnin kundër”.

Lajmi u përhap në media. Dy muaj pas asaj deklarate, Rama po bën atë që kishte premtuar. Ai po i vërsul bandat kriminale, vrasësit dhe trafikantët, deputetëve të PS. Rasti i deputetes, Koçeku nuk është i vetëm. Spiropali është kërcënuar më parë. Edhe deputetë të tjerë të PS janë nën kërcënimin e bandave kriminale. Rama i dërgon kriminelë si Suel Cela apo Bajrat për tu bërë presion.

Arsyeja e të gjithë kësaj ndërmarrje kriminale të Ramës ndaj deputetëve të tij ka të bëjë me faktin se gjithnjë dhe më shumë një grup i madh në PS po kërkojnë të largohen prej tij. Duke qenë në panik të humbjes së shumicës në Parlament, Rama i ka ndërsyer grupet kriminale depuetëve të PS.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Shpallet në kërkim kandidati për deputet i Ramës

Prokuroria e Dibrës ka firmosur 14 masa sigurie mes të cilave edhe arrest në burg, …