PD i përgjigjet Marta Kos/ “Po thellon krizën, mbështesim kërkesat e protestuesve”

PD reagon për deklaratën e Marta Kos: bazohet te informatat e rreme të Ramës dhe thellon krizën
Deklaratë e Partisë Demokratike
Lidhur me Deklaratën e Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, zonjës Marta Kos, për krizën e rëndë që po kalon vendi ynë, Partia Demokratike shpreh shqetësimin dhe thekson se ajo është e bazuar në informacionet e rrejshme paraqitur nga miku i saj Edi, dhe jo në realitetin ekzistues në vend.
Ajo deklaratë injoron krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë dhe i shërben Edi Ramës dhe jo zgjidhjes së krizës, përkundrazi e acaron dhe e thellon edhe më shumë.
Partia Demokratike mbështet plotësisht 5 kërkesat e drejta të protestuesve si kushte për zgjidhjen paqësore të krizës.

About Krye Redaktor

Check Also

Meta do të thërrasë si dëshmitar McGonigal

Një ditë pasi SPAK kërkoi në GJKKO thirrjen e rreth 100 dëshmitarëve në procesin ndaj Ilir Metës, mes tyre …