Përplasje e tensione para Kuvendit, nis seanca/ Protestuesit: Parlament i krimit, dorëzoni mandatet!

Mes përplasjeve e tensioneve para Kuvendit, ka nisur seanca plenare.

Protestuesit kanë vijuar me thirrje: “Parlament i krimit, dorëzoni mandatet”.

Situata ka agravuar dhe ka kaluar në përplasje fizike përpara Parlamentit. Protestuesit e revoltuar kanë ndërmarrë një aksion në grup, duke tërhequr dhe shkulur me forcë gardhin metalik rrethues që ishte vendosur në hyrje të Pedonales, nga ana e godinës së Kuvendit.

Përballë këtij momenti tensioni dhe tentativës për të çarë kordonin e sigurisë, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të zmbrapsur turmën.

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …