Arrestohet një prej autorëve të dhunës ndaj analistit Ilir Demalia, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Raportohet se në pranga është vënë Roland Sula, i cili akuzohet se ka dhunuar Demalian.
Ngjarja ndodhi mesditën e së mërkurës sapo analisti doli nga banesa, ndërsa vetë Demalia pretendonte në polici se dhuna ndaj tij nuk kishte të bënte me motive politike, por për shkaqe banale.
Sipas tij, dhunuesi, banor i lagjes së tij, e akuzonte se Demalia kishte njoftuar policinë për të vendosur gjoba tek mjetet e parkuara gabim në lagje.
Gazeta RD