Revolta para Kuvendit/ Rama sulmoi sërish protestuesit: Janë korba e sorra!

Edi Rama ka folur për protestën para Kuvendit ku qytetarët goditën me vezë makinat e deputetëve dhe u përplasën me policinë.

Rama i sulmoi sërish teksa u shpreh se ata janë korba e sorra, pasi protestuesit e vërtetë janë paqësorë.

“Kur shkon atje, një grup për të ushtruar presion fizik ndaj deputetëve, jemi në rrethana të tjera. Por ata nuk janë flamingo, ata janë paqësore. Sorrat dhe korbat janë të dhunshëm. Flamingot do i trajtojmë me shumë respekt. Me sorrat dhe korbat nuk kemi çfarë bëjmë fare. Në fund ata do jenë përsëri të humbur. Do shpërndahen kokrra kokrra”, theksoi ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i parë për ushqimin në botë gjatë komunizmit

Mariglen Kume, MCN TV: Dhe një pyetje tjetër, ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama publikoi …