“Hajdut…”, Peleshi pritet me protestë nga qytetarët, i hidhet miell makinës së tij

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, është pritur sot me protesta nga një grup qytetarësh para godinës së Parlamentit, në momentin e mbërritjes së tij për seancën plenare.

Protestuesit kanë thirrur parulla kundër tij dhe mazhorancës, ndërsa një pjesë e tyre kanë hedhur miell mbi automjetin e tij.

Mes thirrjeve të dëgjuara në protestë kanë qenë edhe slogane kundër klasës politike në tërësi, përfshirë edhe deputetë të opozitës, ndaj të cilëve janë artikuluar akuza si “opozitë e shitur”.

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …