Tension para Kuvendit/ Policia shoqëron disa protestues, mes tyre aktivisti Gent Progni

Ndërsa deputetët kanë hyrë brenda Kuvendit për seancën e sotme plenare, qytetarët janë mbledhur para godinës për protestën e radhës.

Mësohet se efektivët kanë ndaluar disa persona, të cilët në ato momente ndodheshin në anë të rrugës, pranë një biznesi që ndodhet afër Parlamentit.

Mes të shoqëruarve nga forcat e rendit është edhe eksperti i IT-së dhe aktivisti, Gent Progni.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të këtij shoqërimi, ndërsa situata mbetet tejet e tensionuar në të gjithë zonën përreth Parlamentit.

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …