Berisha ndan pamje nga Asambleja e IDC-CDI në Bruksel

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet e tij sociale një video nga pjesëmarrja e tij në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), që po zhvillohet në Bruksel.

Në pamjet e publikuara, Berisha shfaqet gjatë forumit duke zhvilluar biseda dhe shkëmbime diskutimesh me pjesëmarrësit e tjerë të takimit, ku marrin pjesë liderë politikë, ish-presidentë, eurodeputetë dhe përfaqësues të partive anëtare nga vende të ndryshme të botës.

Berisha, i cili mban detyrën e Zëvendëspresidentit të IDC-CDI, është pjesë e drejtimit të punimeve të këtij forumi, ku diskutohen zhvillimet politike globale, sfidat ndaj demokracisë dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar mes forcave të qendrës së djathtë.

About Redaksia

Check Also

Të zgjedhësh të gjykosh studentët dhe të harrosh arsyet e protestës!

Nga Mimoza MANXHARI – pedagoge Të zgjedhësh të gjykosh studentët dhe të harrosh arsyet e …