Dita e 63-të e protestës/ Do rrëzojmë Ramën nga karrigia dhe do e shpallim “non-grata”!

“Rama jepe dorëheqjen”, thirrja oshëtin edhe sot në ditën e 63-të të protestës. Marshimit protestë sot i janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora. Kanë ardhur nga Gjermania, Londra.

Ata u mblodhën në sheshin ‘Skënderbej’ për të vijuar më pas marshimin drejt kryeministrisë ku podiumi u lihet protestuesve për të thënë fjalën e tyre.

‘Rama thot se do futet në Europë. Ky futesh në Europë kur s’ke ujë, s’ke drita. Ku ka spitale këtu, këtu duhet të blesh dhe pambukun’ tha një protestues i ardhur nga Londra.

Për herë të parë në Shqipëri prej 63 ditësh protestohet kundër korrupsionit, dhe keqqeverisjes së qeverisë Rama e cila ka shpopulluar Shqipërinë por dhe varfëruar qytetarët esaj.

Aktivisti Arben Kola ka deklaruar se do ta rrëzojnë Edi Ramën dhe do ta shpallin atë non grata me ndihmën e diasporës. Kola u shpreh se mërgata sipas tij nuk do ta lërë vendin në dorën e Ramës.

“Mërgata sot është e pranishme, kemi nga Gjermania, Italia, Franca, Belgjika, Zvicra. Nëse shqiptarët nuk zgjohen mërgata nuk do ta lërë vendin në dorën e tradharëve Edi Rama, Ferit Hoxha dhe Bajram Begaj.

Do t’ju tregojmë se mund të manipuloni një pjesë të shqiptarëve brenda atdheut, por jo ata jashtë.

Shqiptarët do të binden se do ta rrëzojmë Ramën nga karrigia dhe do ta shpallim non grata së bashku me Bajram Begajn dhe Ferit Hoxhën”, tha ai,

About Redaksia

Check Also

“Shteti flet për konsullatë serbe, në Kosovë gjenden varre masive”/ Deputetja-Ramës: Prit protestat!

Deputetja Marjana Koçeku e njohur si Neomalsorja, ka reaguar kundër nismës për hapjen e një …