Një protestues nga diaspora shqiptare, i ardhur nga Gjermania, ka deklaruar se i është bashkuar tubimit në Tiranë për të kërkuar ndryshime politike dhe sociale në vend.
Gjatë protestës, ai tha se prej vitesh nuk sheh përmirësim të situatës në Shqipëri dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, në Gjermani ka nisur një peticion për të mbledhur firma që kryeministri Rama të shpallet “i rrezikshëm për shqiptarët”.
“Kërkoj të drejtat e të gjithë shqiptarëve, të gjithë duhet të çohen sepse çmimet janë shumë të larta. Prej 25 vitesh jetoj në Gjermani ekonomia është skëterrë, në Gjermani rroga mesatare 1500 euro dhe 1 kg oriz është 80 cent.
Shumë njerëz në Gjermani kanë bërë thirrje që të firmosin se Rama është i rrezikshëm për shqiptarët, nëse presim vendi do të shitet. Nuk po shohim asnjë ndryshim, s’ka ujë. Në Kamëz blejnë ujë me bot, s’ka ujë, s’ka shkolla, s’ka rrugë dhe siguri.
Lëreni popullin të lirë dhe largohuni’, tha ai.
Gazeta RD