Për të 63-n ditë mijëra qytetarë mblidhen poshtë dritares së kryeministrit për të kërkuar dorëhqjen e tij.
Një nga folësit bëri thirrje për të mbështetur protestat e banorëve që janë propozuar për t’u shkrirë. Ai tha se pushteti duhet të decentralizohet dhe të mos jetë në duart e pak njerëzve, sepse ashtu ai bëhet më i pakontrollueshëm dhe akoma më i korruptive
“Përveç protestës në tiranë këto ditë janë mbajtur shumë protesta në shumë qytete e bashki të këtij vendi për shkak të faktit se kjo qeveri me maninë e saj për të centralizuar pushtet kërkon të shkrijë një sërë bashkish në rrethe. Ne sot ishim në Belsh për ti dhënë solidaritetin tonë atyre njerëzve që refuzojnë në mënyrë kategorike shkrirjen, siç refuzojnë shumë bashki të tjera.
Sot dua të bëj thirrje që të përpiqemi për decentralizim të mëtejshëm në duart e disa njerëzve të cilët janë, përveçse të korruptuar, edhe autokratë, edhe të lidhur me krimin e organizuar dhe mbi të gjitha, mbi të gjitha, janë gati të shesin Shqipërinë për interesat e tyre.
Prandaj ne duhet të përpiqemi maksimalisht dhe t’i mbështesim maksimalisht të gjithë njerëzit që protestojnë nëpër qytetet e tjera që pushteti të decentralizohet dhe të mos jetë në duart e pak njerëzve, sepse ashtu ai bëhet më i pakontrollueshëm dhe akoma më i korruptive”, tha ai.
Gazeta RD