Nga Petrit VASILI
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio, me një frazë të vetme ka asgjësuar ekonominë kriminale të kanabisit, kullave dhe betonit si lavatriçe të pastrimit të parave.
Sekretari amerikan Rubio deklaroi:
‘Një vend që nuk është në gjendje të ndërtojë anije, të prodhojë ilaçe, të kontrollojë imigracionin ose të sigurojë qasje në burimet jetike, nuk mund të mbrojë popullin e tij, nuk mund të mbrojë interesat e tij dhe nuk mund të mbrojë mënyrën e tij të jetesës.’
Pasqyrë më të qartë për të parë se ç’po ndodh në Shqipëri nuk ka.
Edi Rama e ka shkatërruar strukturën ekonomike të vendit, bazuar në skenarin mafioz të krijimit të ekonomisë së kanabisit dhe kullave.
Shndërrimi i Shqipërisë në një vend ku mbillet kanabis anë e mbanë territorit, ku drejtuesit e policisë janë kultivues të kanabisit dhe protektorë të trafikimit të tij, ku edhe ushtria kultivon kanabis, ishte ky objektivi i vetëm i Ramës pas ardhjes në pushtet, strategji që filloi gjoja me goditjet në Lazarat.
Kullat dhe betoni ishin faza pasuese e kësaj strategjie, pasi qindra miliona euro të kanabisit duheshin pastruar dhe kush më mirë se kullat mund ta realizonte këtë.
Ndaj edhe eksportet bien pa u ndalur,
bujqësia e blegtoria shkon poshtë e më poshtë,
biznesi i ndershëm është krejtësisht i asfiksuar për shkak të pastrimit të parave që i falimenton,
euro zhvlerësohet kriminalisht për shkak të parave të pista,
bizneset e ndershme zgjedhin të investojnë jashtë vendit,
bizneset serioze të huaja i rrinë larg Shqipërisë me shumë të drejtë,
fasonizmi si burim punësimi u asgjësua qëllimisht,
kryedrama shpopullimi është bërë një realitet shumë i dhimbshëm dhe i pandalshëm.
Kjo situatë ekonomike e Shqipërisë, e vendosur përballë deklaratës shumë të fortë të Rubios, tregon qartë se vendi është në buzë të greminës dhe se Edi Rama ka vetëm objektiva mafioze dhe asnjë objektiv të vetëm që zhvillon vendin dhe sigurinë e tij.
Një Shqipëri e tillë, që ha veten dhe largon bijtë e bijat e saj në emigracion, kërkon shpëtim sot.
Rubio u tregon të gjithëve katastrofën ku ndodhemi.
Emri i kësaj katastrofe është Edi Rama, ndaj dhe largimi i tij është më shumë se detyrë, më shumë se mision, është hapi i parë për mbijetesën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Gazeta RD