Zjarri në Krujë u afrohet shtëpive, banorët e lagjes Abaze detyrohen të braktisin shtëpitë

Situatë të vështirë po kalon qyteti i Krujës, ku vatrat e zjarrit po përparojnë drejt zonave të banuara.

Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e qytetarëve, autoritetet kanë nisur me urgjencë evakuimin e banorëve në lagjen “Abaze”.

Flakët po ushqehen nga erërat dhe bimësia e tharë, duke u afruar rrezikshëm pranë shtëpive.

Të ndodhur para këtij rreziku, banorët e lagjes janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të evakuohen.

About Redaksia

Check Also

A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale? Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Anisa Kadesha, RTSH: Z. Berisha, tek beteja ligjore, a parashikohet edhe ankimimi në Gjykatë Kushtetuese …