Protestuesi që tha se përfaqëson diasporën shqiptare në Itali kërkoi dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, në protestën e 86-të kundër qeverisë.
Ai e akuzoi qeverinë për pamundësinë e shqiptarëve për të jetuar të lirë dhe e cilësoi protestën si një “revolucion paqësor”.
“Ne kërkojmë dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës. Kërkojmë një qeveri që të na japë jetë të lirë dhe të drejtë”, deklaroi protestuesi, duke vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve dhe veçanërisht të grave e vajzave në protestat kundër qeverisë.
Fjala e tij:
Përfaqësoj Diasporën e Italisë. Shoh në këtë shesh një revolucion paqësor të vërtetë i cili na zhgënjen nga viti ’90 deri në ’92.
Neve kërkojmë të njëjtën gjë që kërkonit sot. Neve kërkojmë dorëheqjen e kupolës, Cosa Nostra-s, me në krye kapon e të gjithë kapove shqiptarë, Toto Rinën, i cili na hoqi çdo lloj mundësie të mbijetesës, jo të jetesës së lirë.
Në çdo ditë proteste, unë kam parë shkëlqimin e njerëzve të mi, të cilët kryesisht të vajzave, të grave dhe motrave tona.
Kërkojmë dorëheqjen të parevokueshme të Edi Ramës. Kërkojmë që të bëhet një qeveri e cila të na japë jetë të lirë dhe të drejtë.
Ju falënderoj për mbështetjen.
Gazeta RD