“Prefektja e Qarkut Gjirokastër, së bashku me znj. Mirela Kumbaro, kanë thirrur në zyrën e Prefektit disa banorë të fshatit Izvor, duke u komunikuar se u është nxjerrë leja e legalizimit dhe se duhet të paraqiten pranë zyrës së Prefektit.
Nuk e kuptoj përse këta banorë duhet të paraqiten në zyrën e Prefektit, ndërkohë që aplikimi për këtë shërbim bëhet përmes e-Albania dhe dokumentacioni përkatës përcillet po nëpërmjet sistemit elektronik. Për këtë shërbim shteti ka investuar miliona euro në AKSHI, pikërisht për t’ua ofruar qytetarëve në mënyrë elektronike.
Kjo procedurë është kryer në kundërshtim me ligjin dhe për qëllime elektorale, do të kallzohet në institucionet përgjegjëse”, denoncon Albert Malaj në postimin në facebook.
Denoncimi
Zyra e Prefektit të Qarkut Gjirokastër po kthehet në zyrë legalizimesh?
Të dashur banorë të Bashkisë Memaliaj,
Prefektja e Qarkut Gjirokastër, së bashku me znj. Mirela Kumbaro, kanë thirrur në zyrën e Prefektit disa banorë të fshatit Izvor, duke u komunikuar se u është nxjerrë leja e legalizimit dhe se duhet të paraqiten pranë zyrës së Prefektit.
Nuk e kuptoj përse këta banorë duhet të paraqiten në zyrën e Prefektit, ndërkohë që aplikimi për këtë shërbim bëhet përmes e-Albania dhe dokumentacioni përkatës përcillet po nëpërmjet sistemit elektronik. Për këtë shërbim shteti ka investuar miliona euro në AKSHI, pikërisht për t’ua ofruar qytetarëve në mënyrë elektronike.
Kjo procedurë është kryer në kundërshtim me ligjin dhe për qëllime elektorale, do të kallzohet në institucionet përgjegjëse.
Unë e di që ju, zonja Kumbaro, i doni shumë banorët e Izvorit dhe jo vetëm, sepse këtë e keni treguar edhe me rastin e djegies së fondit për riparimin e banesave.
Fshati Izvor kishte më shumë banesa të përfshira, sepse është një nga zonat ku banorët jetojnë prej vitesh me një rrezik serioz mbi kokë, për shkak të eternitit me përmbajtje asbesti që mbulon banesat.
Ky material nuk përbën shqetësim vetëm për familjet që e kanë mbi kokë, por edhe për mjedisin përreth, fqinjët dhe komunitetin.
Në shumë vende të botës, përdorimi i asbestit është kufizuar ose ndaluar prej dekadash për shkak të rreziqeve të tij për shëndetin.
Prej vitesh i jam drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve përgjegjëse për këtë problem. Përgjigjja që kemi marrë ka qenë skandaloze: “Nga statistikat tona nuk rezulton të ketë pasur vdekje në këtë zonë nga kjo lloj sëmundjeje.”
Pra, nga njëra anë bëni sikur po i ndihmoni banorët e Izvorit, ndërsa nga ana tjetër pengoni investimet dhe zgjidhjen e problemeve reale të këtij komuniteti.
Zonja Prefekte, e keni përdhosur institucionin që përfaqësoni.
Banorët e Memaliajt meritojnë shërbim, dinjitet dhe transparencë, jo shfaqje elektorale me institucionet e shtetit.


Gazeta RD