Pasqyrë Albania si pasqyra e narcistit

Nga Luçiano BOÇI

Në mitologji, Narcisi pa veten në ujë dhe mbeti i magjepsur pas vetes.
Në Pogradec, Rama pa veten në liqen dhe shpiku një platformë.
Pas 13 vitesh qeverisje, më në fund u zbulua problemi i shtetit shqiptar. I mungonte një pasqyrë!
Prandaj tani çdo hall i qytetarit do të futet te “Pasqyrë Albania”. Administrata do ta shohë, Kryeministri do ta admirojë, ndërsa propaganda do ta shpallë të zgjidhur. Qytetari, ndërkohë, mund të vazhdojë ta vuajë.
Na thanë se kërkesat do të gjurmohen “si pako postare”. Krahasim i goditur sepse shqiptari është kthyer prej kohësh në pako.
E nisin nga një sportel, e sorollatin nëpër zyra, e humbasin në sistem dhe, në fund, ia kthejnë me shënimin epik “Adresa nuk u gjet!”
“Shqipëria që duam” nuk e gjeti dot Shqipërinë.
“Bashkëqeverisja” nuk gjeti qeverisjen.
Tani “Pasqyrë Albania” do të kërkojë qytetarin rastësisht, sërish në prag zgjedhjesh.
Por në këtë pasqyrë nuk duken korrupsioni i Ramës, shpopullimi i Shqipërisë, varfëria apo administrata që nuk përgjigjet.
Duket vetëm fytyra e Kryeministrit, me ndriçimin e duhur, filtrin e duhur dhe Shqipërinë jashtë kuadrit.
Narcisi i mitologjisë të paktën u mashtrua nga pasqyra natyrale dhe ishte i qashtër.
Ky i krimburi në korrupsion e banditizëm e ka porositur vetë.
Dhe ndërsa Narcisi i lashtë u tret duke admiruar veten, Narcisi ynë po tret Shqipërinë.

About Redaksia

Check Also

Piktori duhet të bjerë që Shqipëria të mund të ngrihet

Nga Kim MEHMETI A e keni vërejtur se si kanë heshtur deputetët dhe funksionarët e …