Gazetari 26-vjeçar humb jetën në aksidentin në Fushë-Krujë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen u regjistrua ditën e sotme në aksin Fushë Krujë–Rinas, mbi urën e Gjolës, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Viktimë e aksidentit ka mbetur gazetari 26-vjeçar, Xhesjon Zogu, i cili udhëtonte me një automjet tip “Land Rover”. Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar drejt Spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar, i riu ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

I plagosur ka mbetur edhe një qytetar nga Korça, i identifikuar si Behar Ruçi, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Ai është dërguar për trajtim mjekësor.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga drejtuesi i automjetit “Benz”, çfarë ka sjellë përplasjen me “Land Rover”-in.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

About Krye Redaktor

Check Also

Vasili: Dy pushteti Rama-Veliaj, asgjësimi i shtetit për llogari të shantazhit!

Nga Petrit VASILI Tashmë dy pushteti Rama-Veliaj është fakti më shkatërrimtar që historia e shtetit …