Fasada nuk e mbulon realitetin

Nga Eliona Kodra Shkreli

Pas presionit të protestës dhe zemërimit qytetar, Edi Rama kujtohet se ekzistojnë qytetarët dhe urdhëron deputetët socialistë të dalin në terren!

Papritur, Shkodra mbushet me “prani besnike”, me takime, fotografi e deklarata, por prania e deputetëve nuk është zgjidhje për problemet që vetë kjo qeverisje ka prodhuar.

Ku ishte kjo “prani” kur qytetarët largoheshin nga vendi?

Ku ishte kjo “prani” kur të rinjtë morën rrugët e emigracionit?

Ku ishte kjo “prani” kur familjet u përballën me çmime gjithnjë e më të larta, me rritjen e çmimit të naftës, energjinë dhe koston e jetesës?

Ku ishte kjo “prani” kur Njësitë Administrative u lanë larg shërbimeve dhe pushteti vendor u largua gjithnjë e më shumë nga qytetari?

Tani kujtohen për terrenin, tani kujtohen për qytetarin!

Qytetari nuk ‘ushqehet’ me fotografi dhe sllogane por me zgjidhje të një shteti që nuk është i lidhur me krimin e organizuar, të një shteti që nuk tjetërson pronat e trashëguara për t’ja ‘falur’ oligarkëve për interesa personale të kryeministrit, të një shteti që nuk fal pasuritë natyrore të vëndit, të një shtetit që bën reforma për të qënë më afër me shërbime ndaj qytetarit, të një shteti që ka në qëndër qytetarin, jo korrupsionin dhe etjen për pushtet të përjetshëm!

Këto takime nuk mund të shërbejnë si ‘perde tymi’ përballë një pakënaqësie që është bërë e dukshme, çdo natë, në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Protesta qytetare nuk zhduket duke organizuar takime të kontrolluara dhe duke prodhuar imazhe për rrjetet sociale. As mbyllja apo kufizimi i hapësirave (rrjetet sociale) ku qytetarët informohen për protestën, nuk e zgjidh problemin. Kur mbyllet një kanal komunikimi, pakënaqësia nuk zhduket.

Sot shqiptarët kërkojnë përgjigje për të ardhmen e tyre, jo propagandë politike, sot shqiptarët kërkojnë një qeveri që kujdeset për ta, që ndërton shtet jo që ndërton hapësira të tëra me kanabis dhe në qëndër të qeverisjes ka korrupsionin, krimin e drogën!

Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë nevojë për më shumë fasadë.
Kanë nevojë për llogaridhënie, shërbime, ekonomi që mban familjet, mundësi për të rinjtë dhe pushtet vendor që dëgjon qytetarin.

Mund të shpërndash deputetë në çdo lagje, fshat e rrugicë. Por nuk mund të shpërndash përgjegjësinë. Sepse një fotografi me qytetarin nuk e zëvendëson dot një zgjidhje për qytetarin.

Fasada mund të mbulojë një mur por nuk mund të mbulojë realitetin!

Edi Rama i frikësuar tashmë, teksa sheh se themelet e qëndresës së pushtetit të tij po i lëkunden nga “zullumet” korruptive që ka prodhuar bashkë me ushtarët e tij hajdutë, sajon një “prani besnike”, luan me slloganet dhe titujt goditës por që sot nuk i shërbejnë më, pasi propaganda e tij është bërë e bajatshme dhe e pabesueshme.

Shqipëria proteston çdo ditë dhe s’ka sllogan e as ‘prani bese’ që zh’bën pabesinë që Edi Rama dhe pushteti i tij narko-kriminal kanë bërë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto 14 vite qeverisje!

Sot është koha për ndryshim, shqiptarët kudo, brënda dhe jashtë vëndit kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama, dhe ky është një kusht i panegociueshëm, një refren i përnatshëm që mbledh çdo natë mijëra shqiptarë në rrugët e kryeqytetit!

“Prania Besnike” është grahma e fundit pas të cilës mundohet të kapet Edi Rama, por fundi i tij dhe hajdutëve të tij tashmë është i ditur…..pushteti i Ramës ka marrë fund!

Shqipëria po hyn në një epokë të re ku “prania besnike” është besa që shqiptarët i kanë dhënë njëri tjetrit për një shpresë të re për Shqipërinë, pa Edi Ramën, pa Rilindjen dhe pa hajdutët që kanë vjedhur Shqipërinë e shqiptarët në mënyrën më makabre të mundshme në këto 14 vjet!

Besa-besë 🤝 për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Mund të jetë një imazh i teksti

About Redaksia

Check Also

Nga përballja te vendi i lirisë…!

Nga Xhorxhia NIÇO Ka momente kur politika nuk matet me zhurmën e ditës, por me …