Vokshi flet nga Strasburgu: Në Evropë janë të shokuar nga çështja Balluku dhe situata në Shqipëri

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur nga Strasburgu për emisionin “Minuta e Parë”, ku ndodhet në kuadër të Asamblesë Parlamentare me vendet e Bashkimit Evropian.

Vokshi tha se gjatë takimeve në Strasburg ka ngritur shqetësime lidhur me situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, duke veçuar rastin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe çështjet që lidhen me AKSHI-n dhe SHISH-in.

Sipas Vokshit, bashkëbiseduesit në Strasburg janë shprehur të habitur nga ajo që ajo u ka referuar për rastin Balluku dhe refuzimin e heqjes së imunitetit të saj.

Albana Vokshi: Janë shokuar për atë që kanë dëgjuar për Belinda Ballukun refuzimin për heqjen e imunitetit, se po prishte provat dhe po intimidonte dëshmitarët.

Janë shokuar kur dëgjuan se AKSHI është një organizatë e strukturuar kriminal që i shërbente Agasit. Pra ka përpjekje nga SPAK por korrupsioni është rritur dhe perceptimi për korrupsionin është rritur. Kanë folur për presionin ndaj mediave.

E kam përmendur rastin e News24 apo mediave të Focus Group kur ju dëbuan me dhunë nga zyrat tuaja. E kam trajtuar në mënyrë të vijueshme dhe presionin që po ushtrohet ndaj mediave, dështimi për të dekriminalizuar shpifjen.

Shqipëria po dështon në të gjitha rekomandimet e KiE. Kërkohet një monitorim nga afër i procesit të postmonitorimit në Asamblenë Parlamentare.

Zoti Berisha ka trajtuar çështjet e emigracionit të lartë në Shqipëri ardhur prej një qeverisje të bërë palë me krimin. Ka trajtuar gravitetin e situatës në Shqipëri prej narko shtetit në të gjithë sektorët.

About Redaksia

Check Also

A po ja “mbyll gojën” Rama, Ambasadës amerikane me skemën e Yeffet?

Njeriu i Ramës në trafikun e armëve Ron Yeffet, sipas materialit të publikuar nga Ahmetaj, …