Protesta para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë, gaz lotsjellës ndaj qytetarëve

Tensione dhe përplasje janë shënuar para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet protesta e opozitës kundër Reformës Administrativo-Territoriale.

Në mesin e protestuesve ndodhet edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përfshirë në përplasje me efektivët e policisë. Protestuesit kundërshtojnë ndryshimet e propozuara për ndarjen administrativo-territoriale, ndërsa policia u ka kërkuar të lirojnë rrugën.

Situata jashtë Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protesta po zhvillohet paralelisht me seancën plenare, ku në rendin e ditës është edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ndaloni dhunën dhe terrorin ndaj protestuesve, ata duhet të dëgjohen këtu në parlament! Olta e çoi burrin në SPAK sot

Berisha: Parlamenti, parzmore e dhunës policore. Një dhunë dhe terror i paparë ka shpërthyer sot …