Protesta studentore/ Të rinjtë thirrje njëzëri: Nesër në orën 9:00 te Parlamenti

Të rinjtë protestues u kanë bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen në protestën e radhës, nesër në orën 09:00, para Parlamentit.

Pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën drejt sheshit “Skënderbej”, ku vijuan thirrjet kundër qeverisë, mes tyre edhe “Dorëheqje!”.

Gjatë marshimit, studentët u bënë thirrje qytetarëve të mblidhen nesër para Parlamentit, në kohën kur do të zhvillohet seanca plenare.

Kujtojmë se protesta studentore, e cila sot shënoi ditën e saj të 9-të, detyroi Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, të anulonte seancën e javës së kaluar për shkak të trazirave.

About Redaksia

Check Also

Shpërthen ish-deputeti socialist/ Braho: Rama duhet larguar, e ktheu PS dhe qeverinë në strofull hajdutësh

“Nga partia e idealit te strofka e hajdutëve”, Spartak Braho hap “Kutinë e Pandorës”: Edi …