Studentët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

Protestuesit kanë nisur marshimin nga Rruga e Durrësit në Tiranë, duke u drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë.

Pas grumbullimit në zonën e Ministrisë së Arsimit, pjesëmarrësit në protestë kanë vendosur të zhvendosin tubimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar kështu aksionin e tyre protestues.

Marshimi vjen në kuadër të protestave që po zhvillohen prej ditësh në kryeqytet, ku studentët dhe qytetarët kanë ngritur një sërë kërkesash ndaj qeverisë, mes tyre edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit vijojnë lëvizjen nëpër rrugët e kryeqytetit, me destinacion godinën e Kryeministrisë, ku pritet të vazhdojë tubimi.

About Redaksia

Check Also

Arrestoni Ramën! Vijon protesta para Kryeministrisë

Studentët dhe qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë, me thirrjet ‘Arrestoni Edi Ramën!’, duke kërkuar largimin …