“Rama jepe dorëheqjen!”/ Studentët dhe pedagogët largohen MAS dhe vijojnë marshimin

Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët po marshojnë drejt Parlamentit dhe më pas Liceut.

Të rinjtë kanë vijuar duke bërë thirrje kundër qeverisë. Studentët shprehen të vendosur të mos tërhiqen nga qëndrimi i tyre, ndërsa kundërshtojnë dialogun me kryeministrin dhe kërkojnë largimin e tij nga detyra.

Gjatë protestës, studentët kanë deklaruar se kërkesat e tyre kanë qenë të qarta që prej ditës së parë dhe se bojkoti do të vijojë deri në ndryshimin e situatës. Ata kanë kundërshtuar gjithashtu masat e paralajmëruara nga kreu i qeverisë, duke i cilësuar si të paligjshme.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga qershori gjer sot, teza më antishqiptare, më antidemokratike ishte teza se dy partitë janë njëlloj

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalë në takimin me deputetët tha se, nga qershori …