Studentët e Mjekësisë kanë vijuar protestën para Ministrisë së Arsimit, ku kanë drejtuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
“Edi Rama, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, dhe ‘Poshtë diktatura’, është një nga sloganet e dëgjuara gjatë protestës.
Po ashtu një tjetër mesazh i përcjellë prej të rinjve është se “pa rini nuk ka Shqipëri”.
Kujtojmë që studentët kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Rama.
Në mbështetje të studenteve janë edhe pedagogët, të cilët kane bojkotuar mësimin dhe i jane bashkuar studentëve çdo ditë në protestat e tyre.
Një student i pranishëm në protestë tha për Syri tv, se ‘Edi Rama na i ka kthyer diplomat ne pasaportë për të ikur jashtë shtetit’.
Gazeta RD