Nga Rezenbrik SERJANI
Takim në Drashovicë, Portën e Labërisë
Drashovicë, moj e uruar
Zoti vetë të ka bekuar
Në buzë të lumit je shtruar
Kodrat me ullinj mbuluar.
(Gjolekë Runa- Drashovicë)
Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj ka zhvilluar një takim në fshatin Drashovicë, Bashkia Selenicë. sëbashku me kandidatët për deputet, Atird Hoxha dhe Mario Runa,
Gjatë këtij takimi u prezantua kandidati për deputet, i riu nga Drashovica, përfaqësuesi i Forumit Rinor, kandidati për deputet, Mario Runa, i cili do jetë përfaqësues i denjë i gjithë kësaj zone.
Po ashtuu prezantua programi i Partisë Demokratike: Nevoja për një reformë te re territoriale, përcaktimi i minimumit jetik, dyfishimi i buxhetit për sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë, janë pika themeltare në programin e Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore të cilat do ndikojnë në zhvillimin ekonomiko-social, sepse në qendër të saj qëndrojnë interesat e qytetarit.
Drejtuesi Politik, Leskaj ka bashkëbiseduar me banorët për problemet e zonës, infrastrukturën, investimet e nevojshme, mundësitë e zhvillimit agro-turistik për gjithë krahinën.
Gjithashtu Leskaj, sëbashku me kandidatët për deputet, Atird Hoxha dhe Ridvan Mersinaj, ka zhvilluar një takim me banorë të njësisë administrative Vllahinë, në Bashkinë Selenicë.
Leskaj ka bashkëbiseduar me banorët e Vllahinës për programin e Partisë Demokratike dhe për gjithçka që demokratët përfaqësojnë.
Gjatë këtij takimi u paraqitën pika nga programi i Partisë Demokratike, si një program gjithëpërfshirës me në qendër qytetarin, fermerin, biznesin e vogël e të mesëm.
Leskaj ka theksuar se, ky program është i ndërtuar nga angazhime konkrete dhe “angazhim” do të thotë integritet, përgjegjshmëri, llogaridhënie e transparencë.
Leskaj është shprehur se ndryshimi do të vij nga vrulli, optimizmi, ndershmëria dhe pastërtia e shqiptarëve, të cilët nuk gënjehen më nga propaganda dhe kërcënimi i kësaj qeverie! Dhe kush mund të jetë më tepër i gatshëm për të bërë ndryshimin veç qytetarëve të përgjegjshëm dhe rinisë.