Deputeti i PD, Edi Paloka tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se, mbledhja e Alibeajt në selinë e PD ishte një dështim pasi nuk arriti të mbledhë kuorumin e nevojshëm të grupit.
Paloka tha se, Alibeaj me paturpësi tha pas mbledhjes se grupi ka 36 deputetë, duke përjashtuar 16. Sipas Palokës, Alibeaj po vazhdon lojën e Bashës për interes të Ramës me të njëjtat synime dhe të njëjtat hile.
“Arriti puna që me paturpësi deklaroi pas mbledhjes se grupi i PD është i përbërë me 36 deputëtë. Përjashtoi 16 deputetë vetëm që t’i dalin numrat. Ramës për t’u shitur sikur ka konsensusin e opozitës aq i duhen, sa mbledh Alibeaj.
Problemi është se interesi i demokratëve s’është ajo lojë që vazhdon për fat të keq, e nisi Basha, po e vazhdon Alibeaj me të njëjtin synim, të njëjtat hile, gjithçka bëhet për t’i dhënë një dorë Edi Ramës, për ta mbajtur grupin të përçarë.
Grupi i PD ka tre grupime. Një pjesë që ju bashkua anëtarësisë që në fillimet e ‘Foltores’. Një pjesë tjetër e deputetëve që i pamë qorrazi që ndjekin lojën e Bashës, Alibeajt dhe Ramës.
Pjesa tjetër ka zgjedhur që të qëndrojë mes dy palëve por qartazi, e ka shprehur dhe në mbledhjen e fundit të grupit, është për bashkimin e grupit parlamentar me disa detyrime elementare për të arritur bashkimin.
Deklarimi i grupit me të gjithë deputetët që dolën më 25 prill, një pjesë kërkojnë tërheqjen e Alibeajt, tërheqjen e kërkesës në gjykatë për mosnjohjen e ‘11 dhjetorit”, tha Paloka.
Gazeta RD