Pas skualifikimit të Shqipërisë nga Eurovizion, pa prekur natën finale, ka reaguar këngëtarja Ronela Hajati e cila përfaqësoi Shqipërinë me këngën ‘sekret’.
Ronela shprehet se edhe nëse do të kishte shkuar në finale, do të kishte qenë në renditje e fundit, duke aluduar në këtë mënyrë me skemën e votimit në Eurovizion, ku më së shumti shtetet votojnë për fqinjët e tyre.
“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit! E di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovizionin sepse fitova turmën! Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! JU DUA”, shkruan Ronela në postimin e saj.
Kënga e saj nuk ia doli të kualifikohet për në natën e finale të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Torino. Në faqen e Eurovision në Instagram me mijëra komente kanë vërshuar nga ndjekësit ku kërkohet drejtësi për vendin tonë.
Komentet:
1.Ronela ke shkelqyer sonte!!❤️🙌 Eurovisioni ka qen dhe do mbetet nje loje politike!!🤬
2.A ka transparence ne kete festival qe duket si pazri i milotit qe ato te na bindin ne me fakte qe ti sonte nuk ke qene me e votuara, se bashku me ukrainen, sepse eshte e habitshme ne YouTube dhe ne faqen zyrtare te eurovisionit ti je kenga me e klikuar dhe ata thone qe ti nuk je kualifikuar????? Edhe po te ishte ajnshtajni gjalle nuk do i jepte nje shpjegim logjik nates se sotme 😢😢😢😢. Me vjen keq per ty @ronelahajatiofficial por ti ta dish se ke qene performanca me e mire qe shqiperia ka pasur ndonjehere ne eurovision..