Fundoset më keq Balluku! 80 celularë dhe pajisje kompjuterike dorëzohen për ekspertim

Pas vendimit të Gjykatës së Posacme që i ndezi dritën jeshile SPAK për të këqyrur celularët dhe pajisjet kompjuterike të sekuestruara në muajt dhjetor 2025 dhe janar 2026 në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, këto të fundit janë dorëzuar për ekspertim në labratorin e prokurorisë së Posaçme.

Burime pranë këtij institucionit konfirmojnë se bëhet fjalë për 80 pajisje në total, pasi kanë dyshime të arsyeshme se mund të sigurojnë të dhëna të tjera kundër Ballukut, e cila po hetohet për paracaktim të tenderave në vlera miliona euro, raporton News24.

Në kërkesën dërguar Gjykatës së Posaçme, prokurorët argumentojnë se këqyrja e pajisjeve duhet lejuar, pasi kanë dyshime se ish zyrtarët e ministrisë dhe biznesmenët që i janë nënshtruar kontrollit, kanë komunikuar ndërmjet tyre për paracaktim e tenderave.

Gjykata pasi e shqyrtoi kërkesën lejoi ekspertimin e pajisjeve dhe sipas ligjit brenda 40 ditësh duhet të përfundojë i gjithë procesi. Avokatët e personave të dyshuar, sic janë Erald Elezi, ish administrator i KESH apo Gentian Gjyli ish-kreu i autoritetit rrugor shqiptar si dhe një grup biznesmenësh Ilir Shtufi i “Nova Construction”, Arbër Abazi i “Alco Impex”, kompania “2T”, “Senka SHPK” kanë mundësinë të kundërshtojnë gjyqësisht aktet.

Belinda Balluku, ndërkohë pret shqyrtimin e rekursit nga Gjykata e Lartë, ku kundërston masën e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Ndërsa, pritet t’i drejtohet kësaj gjykate me rekurs edhe për masën që mbeti në fuqi ndaj saj atë të pezullimit nga ushtrimi funksioneve. Ish-numri dy i qeverisë akuzohet se ka paracaktuar tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Madhe.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja: Një deputete e PS është nën hetim nga SPAK! Shumë shpejt do të ketë rezultate!

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi gjatë intervistës për emisionin “Kjo Javë” në News24 se një deputete …